Një turist gjerman është aksidentuar teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Klaus Mèler po lëvizte së bashku me një grup miqsh të tij, të cilët gjithashtu po udhëtonin me biçikleta, kur ka pësuar aksidentin. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e qafës.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila sipas burimeve për arsye ende të paqarta është vonuar gati dy orë pas marrjes së njoftimit.
Sakaq turisti i plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tij.














