• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të premten në Mal të Zi për samitin e nivelit të lartë, në fokus të të cilit pritet të jetë zgjerimi i bllokut evropian.

Samiti po mbahet në Tivat, një qytet bregdetar në Mal të Zi, ku po marrin pjesë udhëheqës të rëndësishëm evropianë dhe zyrtarë nga vendet kandidate.

BE-ja pritet të shqyrtojë strategji të reja gjatë këtij samiti për ta përshpejtuar procesin e anëtarësimit për gjashtë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, sipas presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili e zhvilloi një turne në këto vende këtë javë për t’i paraprirë samitit.

Gjithashtu, blloku evropian kohët e fundit është përqendruar në nxitjen e reformave në këto shtete kandidate, pas shqetësimeve në rritje lidhur me ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Lexo edhe:

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi po e kërkojnë anëtarësimin në BE prej shumë vitesh, por ende nuk arritur t’i përmbushin kushtet e nevojshme, sipas bllokut.

Çdo shtet ndodhet në fazë të ndryshme të procesit të anëtarësimit, por Mali i Zi dhe Shqipëria janë më përpara në këtë rrugëtim.

Për të ecur përpara në rrugën e tyre, vendet kandidate duhet ta harmonizojnë legjislacionin e tyre me standardet e BE-së në 35 fusha politike, të njohura zakonisht si “kapituj”. Për hapjen ose mbylljen e çdo kapitulli kërkohet pëlqimi i të gjitha 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Këshilli i BE-së ka thënë se udhëheqësit do të diskutojnë për zgjerimin dhe se kjo do të jetë një mundësi që Bashkimi Evropian të përsërisë angazhimin e tij të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Pritet që liderët të vlerësojnë përparimin e arritur në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE dhe të shqyrtojnë mënyrat për ta përshpejtuar më tej këtë proces, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ata do të diskutojnë gjithashtu mënyrat për t’u përballur me sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më kompleks.

Presidenti Costa tha të enjten në Beograd se liderët evropianë do të diskutojnë me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor mënyrat për të përmirësuar metodologjitë e procesit të anëtarësimit, me qëllim arritjen e përparimit më të shpejtë dhe më efektiv.

Për më tepër, BE-ja ka theksuar nevojën që Serbia dhe Kosova t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre në mënyrë që aplikimet e tyre për anëtarësim të mund të ecin përpara. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, por Serbia vazhdon të mos e njohë atë.

Gjatë vizitës në Kosovë të mërkurën, Costa përsëriti se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.

Duke folur në konferencë më presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, Costa nënvizoi nevojën urgjente për përpjekje të përbashkëta, duke theksuar se “zgjerimi nuk është një utopi; ai është një mundësi reale në vitet e ardhshme”.

Një temë e pashmangshme do të jenë edhe modelet e ndryshme të afrimit me Bashkimin Evropian, të cilat muajt e fundit u janë ofruar vendeve kandidate para anëtarësimit të plotë.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr letra e kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili propozoi “zgjidhje kreative” për vendet kandidate. Merz paraqiti dy modele të ndryshme: një për Ukrainë dhe një tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavi.

Për Ukrainën ai propozoi modelin e anëtarësimit të asociuar, që do të nënkuptonte pjesëmarrje në të gjitha institucionet e BE-së, por pa të drejtë vote dhe pa të drejtë vetoje.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, kancelari gjerman propozon statusin e vëzhguesit si formë kalimtare të afrimit me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, ndryshe nga rastet e mëparshme, ky samit nuk do të ketë dokument përfundimtar.

Sipas njoftimeve të zyrtarëve evropianë të përfshirë në organizimin e takimit, nuk do të miratohet ndonjë deklaratë e përbashkët.

Arsyet nuk janë bërë të ditura.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë teori konspirative; më shumë duket se BE-ja nuk ka asgjë të re për të ofruar përveç mesazheve politike tashmë të konfirmuara, të cilat janë harmonizuar në samitin e mbajtur gjashtë muaj më parë, në dhjetor 2025, në Bruksel.

Përveç konfirmimit se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian, oferta e vetme konkrete e Brukselit për Ballkanin Perëndimor do të jetë njoftimi se rajoni mund të bëhet pjesë e zonës pa roaming që nga viti i ardhshëm.

Pikërisht për këtë arsye, Këshilli i BE-së përshpejtoi përfundimin e procedurave në mënyrë që ky hap të paraqitej si sukses gjatë samitit. Procedurat përfunduan më 4 qershor, vetëm një ditë para mbajtjes së takimit.

Mikpritësi i samitit pretendon se në Tivat do të qëndrojnë 35 delegacione ndërkombëtare. Rreth 20 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Kosova në këtë takim përfaqësohet nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Kosova aktualisht ndodhet në fushatën e tretë zgjedhore parlamentare brenda më pak se një viti e gjysmë. Ndërkohë, ndryshe nga dhjetori i kaluar, në samit do të marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ardhja e tij është shoqëruar me tensione në rritje me Malin e Zi, pasi autoritetet malazeze i dëbuan në aeroport një grup burrash që kishin mbërritur në Podgoricë me fluturim çarter.

Megjithëse marrëdhëniet me Malin e Zi nuk janë në nivelin më të mirë dhe tensionet filluan të rriteshin pas festimit të pavarësisë malazeze, Vuçiq nuk hoqi dorë nga pjesëmarrja sepse këtë ia kishte premtuar presidentes së Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e kishte telefonuar personalisht për të biseduar mbi pjesëmarrjen e tij.

Ndërkohë, ndër ata që nuk do të marrin pjesë është edhe kryeministri hungarez, Peter Magyar. Disa diplomatë evropianë mendojnë se arsyeja është fakti se ai ende nuk e ka përcaktuar politikën e tij ndaj rajonit.

Paraardhësi dhe kundërshtari i tij politik, Viktor Orban, merrte rregullisht pjesë në samitet me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe mbante marrëdhënie të afërta me liderët e Serbisë dhe të Republikës Sërpska.

Në samit nuk do të jetë e pranishme as përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas.

Zyrtarisht janë përmendur arsye private. Burime jozyrtare thonë se Kallas është e sëmurë dhe fizikisht e paaftë për të udhëtuar në Tivat./REL

Etiketa: ballkani perendimorBEsamit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
Para

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom