• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasje e pastrim parash/ ‘Zbërthehet’ rrjeti i Igli Kamberit, sekuestrohen makina e llogari bankare

12:42 : 26/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (DDA) kanë zhvilluar një operacion të përbashkët në kuadër të së cilit është goditur një grup kriminal, i përfshirë në trafik droge, pastrim parash dhe vrasje.

Sipas organit të akuzës, hetimet u përqëndruan në zbulimin e vrasjes së Francesco Diviesti-t, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, ku u zbulua dhe grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Igli Kamberi.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar në total 15 masa sigurimi, nga të cilat 10 ‘arrest me burg’ prej të cilave 6 të ekzekutuara në Itali dhe 4 në Shqipëri, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 ‘detyrim paraqitje’.

Masa e sigurisë i është komunikuar në Itali kreut të grupit kriminal Igli Kamberit, i arrestuar në Korrik 2025, i akuzuar ndër të tjera për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025.

Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të pastrimit të parave, të cilat nga Italia i sillnin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti. Në 2024-ën, në pikën kufitare të Muriqanit janë sekuestruar mbi 680 mijë euro, teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri me një automjet, të dyshuara se i përkasin pikërisht këtij grupi kriminal.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Në Shqipëri është arrestuar po ashtu shtetasi Ergys Kastrati alias Bishja, i cili prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gruaja e tij Desmira Ceco dhe 2 shoferë që bënin transportin e parave të pista. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut.

Akuzat

Sipas organit të akuzës të dyshuarit akuzohen për vrasje me paramendim me metoda mafioze, Trafik ndërkombëtar droge, Tentativë zhvatjeje, Mbajtje pa leje të armëve, Favorizim të autorëve të krimit, Shkelje të masave të siguris dhe Pastrim ndërkombëtar parash.

Ekzekutimi i berberit Francesco Diviesti-t –  25 Prill 2025

Hetimet zbuluan se në mbrëmjen e datës 25 Prill 2025, Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë.

Duke iu referuar kësaj mënyre të ekzekutimi, hetimi u mor përsipër nga Drejtoria Antimafia e Barit, duke lokalizuar kufomën brenda katër ditëve.

Më 25 Qershor, shtetasi shqiptar i përfshirë në krim, Igli Kamberi i cili ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviesti-t, u arrestua në qytetin Roshe të Hungarisë, jo për vrasje, por për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër, në kuadër të procedimit të Prokurorisë së Tranit. Drejtoria Antimafia e Barit i kishte dërguar provat kësaj Prokurorie për të bërë të mundur arrestimin e tij për këtë krim. Në të njëjtën kohë, tek familjarë të tij u sekuestruan mbi 412.000 euro ‘cash’ si dhe u dokumentua përfshirja e tre shtetasve italianë në këtë çështje penale në hetim.

Sekuestrohen para, kompani dhe pasuri

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar katër shoqëri tregtare, tetë llogari bankare dhe tetë automjete. Shoqëritë e vendosura nën sekuestro janë “Fermer Fatos Buzi”, “Igli Kamberi”, “Auto Rend&Sell – Albania” dhe “Lefter Nelaj”.

Dy prej llogarive bankare të sekuestruara rezultojnë në emër të bashkëshortes së Ergys Kastratit, Desmira Ceco. Dy llogari të tjera janë në emër të bashkëshortes së Igli Kamberit, Nevila Kamberi, si edhe të nënës së saj, Dituri Buzi. Ndërkohë, babait të kësaj të fundit, Fatos Buzi, i është sekuestruar shoqëria “Fermer Fatos Buzi”.

Igli Kamberit, i konsideruar si drejtuesi i grupit kriminal, i është vendosur në sekuestro edhe shoqëria tregtare që mban emrin e tij, “Igli Kamberi”. Ndërsa kompania “Auto Rend&Sell – Albania”, e sekuestruar po ashtu nga SPAK, rezulton në pronësi të Bardhok Gjergjit, të cilit i janë sekuestruar edhe pesë automjete dhe një llogari bankare.

Dy llogari të tjera bankare të sekuestruara janë në emër të Saimir Pirrës, si edhe një automjet. Ndërkohë, Lefter Nelajt i është sekuestruar kompania “Lefter Nelaj”, së bashku me një llogari bankare. Në sekuestro janë vendosur gjithashtu edhe dy automjete në pronësi të Edi Brahajt.

Lista e pasurive të sekuestruara:

Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)

-Dy llogari bankare

Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)

-Dy llogari bankare

Fatos Buzi (babai i Nevila Kamberit)

-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”

Igli Kamberi

-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik

Bardhok Gjergji

-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”

-5 automjete dhe 1 llogari bankare

Saimir Pirra

-Dy llogari bankare e 1 automjet

Lefter Nelaj

-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik

-Një llogari bankare

Edi Brahaj

-Dy automjete

Sipas organit të akuzës, procedimi për operacionin e mësipërm ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake.

Etiketa: ergys kastratiigli kamberiItalioperacionspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqiptari terrorizon me armë një lokal në Napoli, arrestohet nga karabinierët

12:25 : 03/06/2026
AKTUALITET

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

11:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
Para

Televizioni publik austriak ORF: Kërcënime, rrëmbime dhe miliona të devijuara tek AKSHI i Ramës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom