Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani “nuk ka asnjë shpresë” dhe nuk përbën kërcënim real.
Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump tha se Irani është i dobësuar dhe nuk ka kapacitete për t’u përballur me SHBA-në.
Ai shtoi se vetë zyrtarët iranianë e pranojnë këtë në biseda private, edhe pse publikisht shprehen ndryshe.
Presidenti amerikan përsëriti se SHBA nuk do të lejojë që Irani të pajiset me armë bërthamore.
“Janë njerëz të rrezikshëm dhe nuk do të lejojmë që të marrin armë bërthamore”, u shpreh ai.
Trump gjithashtu i cilësoi përplasjet e fundit në Ngushtica e Hormuzit si një “përplasje të vogël”, duke theksuar se Irani nuk ka mundësi reale reagimi.
Ai përmendi edhe zhvillimet ekonomike, duke thënë se tregjet financiare kanë arritur nivele rekord pavarësisht tensioneve.
“Në bursë kemi arritur nivele historike, pavarësisht asaj që unë e quaj një përplasje të vogël, sepse Irani nuk ka pasur kurrë shanse”, deklaroi Trump.














