Një i burgosur në qendrën korrektuese Straubing në Gjermani ka vdekur gati një vit e gjysmë pas një sulmi nga një i burgosur, raportojnë mediat gjermane.
Në dhjetor 2024, një i burgosur shqiptar dyshohet se e sulmoi gjermanin 46-vjeçar në qelinë e tij.
Të burgosurit të tjerë e gjetën burrin e plagosur dhe kërkuan ndihmë. 46-vjeçari u dërgua në spital. Sipas raportimeve, ai mbeti i shtruar në spital dhe vdiq më 2 maj.
Policia ka njoftuar se zyra e prokurorit publik të Regensburgut ka ngritur akuza kundër të dyshuarit 43-vjeçar shqiptar me dyshimin për vrasje të mbetur në tentativë.
Hetuesit tani do të përcaktojnë nëse sulmi, i cili ndodhi një vit e gjysmë më parë, ishte shkaku i vdekjes së 46-vjeçarit.














