• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkullaku: Rama ka ngushtuar çdo hapsirë, urdhëron vetëm dhunë

22:39 : 20/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se, situata politike në vend është përkeqësuar ndjeshëm, duke akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj opozitës, edhe në mungesë të reagimeve agresive nga ana e saj.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se ndryshe nga disa vite më parë kur protestat e opozitës ishin më të ashpra dhe përfshinin bllokime rrugësh dhe përplasje para institucioneve, sot policia ndërhyn me forcë edhe kur opozita nuk kryen veprime të dhunshme.

Ai përmend si shembull incidentin ku, sipas tij, kreu i opozitës, Sali Berisha, është goditur me ujë pa përfunduar fjalimin. Sipas tij,  qytetarët nën këtë regjim, dekurajohen të protestojnë.

Shkullaku deklaroi se, hapësirat demokratike janë ngushtuar ndjeshëm dhe se opozita e ka të pamundur të sjellë ndryshim përmes mekanizmave aktualë. Ai thekson se parlamenti, ka humbur funksionin, duke përmendur përjashtimet e shumta të deputetëve të opozitës gjatë viteve të fundit dhe mungesën e pasojave për mazhorancën.

‘Veprimet e policisë sot, pra në qoftë se shtatë tetë vite më parë militantët e opozitës ishin shumë më tepër agresivë, para parlamentit, para kryeministrisë, bllokim rrugësh e tjerë e tjerë, sot policia ushtron dhunë pa bërë asgjë opozita.

Lexo edhe:

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

Pa mbaruar fjalimin Sali Berisha goditet me ujë. 82 vjeç sa është, e shohin në rrugë, e rrethojnë, e godasin, e mbrojnë njerëzit me çadra, një figurë që sido që të jetë përfaqëson opozitën.

Pra, kur ka regjime nuk mund të presësh që të shtohen qytetarët në rrugë. Unë jam habitur dhe e kam thënë dhe këtu që dhe zgjedhjet e kaluara u habita që morën 500.000 vota. Si mund të marrë 500.000 vota se kjo polici që është aty është e njëjta polici që vjedh zgjedhjet.

Këta policë që, këta që drejtojnë policinë sot janë ata që i vinin GPS-a dhe përgjues drejtuesve të Partisë Demokratike në zgjedhje. Kjo është policia që tërheq zvarrë ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e vendit, për të tmerruar ata pak votues që i kishin ngelur opozitës.

Nga 180.000 përfundoi me 20.000 Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo është policia e regjimit që nuk e ka bërë asnjë nga vendet ku flasim ne, që praktikisht, de facto, partinë kryesore të opozitës e nxori jashtë ligjit. E nxori jashtë ligjit.

Partia kryesore e opozitës, ka hyrë në zgjedhje me, pa komisionerë, pa vëzhgues, pa fonde nga KQZ-ja, pa kohë televizive dhe pa të patur të drejtën të ketë emrin në fletën e votimit. Këto nuk kanë ndodhur në vend tjetër. I ke të gjithë liderët e opozitës në procese penale. I ke, si do të zgjohet shoqëria kur nuk ke shoqëri civile njëherë. Si do zgjohen qytetarët të shkojmë?

Ti e ke një pushtet që te ushtron dhunë dhe intensifikon dhunën sepse atë mënyrë njeh dhe nga ana tjetër, paratë e krimit i përdor për të blerë çdo lloj kundërshtari politik.

Si mund të ngresh mediat qytetare kur asnjë nga mediat më të mëdha nuk bën thirrje njerëzve që të dalin në rrugë të protestojnë, qoftë dhe për çmimin e karburantit. Pra në një shoqëri ku çdo liri dhe çdo hapësirë është e kufizuar, është e kotë të diskutojmë që ore shiko, se s’jam dakord me ata që këta bëjnë sikur dhe këta bëjnë sikur. Jo mo jo, Edi Rama nuk bën sikur.

Edi Rama nuk do më asnjë njeri që ta shqetësojë, qoftë opozitë, qoftë qytetar i lirë, qoftë brenda Partisë Socialiste, qoftë në SPAK, qoftë në BKH, qoftë në gjykatë. Nuk duron dot më, nuk do më. Dhe çdo hapësirë sa vjen edhe ngushtohet.

Dhe ne kërkojmë një paradoks që nuk e di se pse nga e shpikin, që ndërkohë që të gjitha këto liri ngushtohen dhe asgjësohen, ne duam që qytetarët në rrugë të shtohen. Unë këtë nuk e di. Shiko, marrim dhe shembullin e 35 viteve të fundit të pluralizmit. Kanë dalë njerëzit në rrugë, kanë protestuar njerëzit sepse ka patur rezultat protesta, ka prodhuar rotacion, kampet politike kanë qenë të ndara, media e madhe ka qenë e ndarë, një këtej, një andej, ëh shoqëria civile ka qenë aktive.

Pra ka qenë një shoqëri shumë më demokratike sesa kjo që kemi sot. Sot e kemi ngelur pesë, gjashtë njerëz që i diskutojmë akoma këto probleme sikur këto, këtu të ketë mbetur ndonjë pak oksigjen. Këtu është asfiksuar çdo liri dhe, në qoftë se ka një vlerë këto protesta të opozitës, sado ashtu siç janë, edhe me pesë njerëz dhe me ato goditje që marrin, është për ta bindur përfundimisht edhe shoqërinë, po edhe vetë opozitën që nuk mundet të bëjë ndryshim me një regjim që nuk ka lejuar asnjë liri. Ose unë e kam thënë dhe herë tjetër, ose duhet, se e kanë provuar.

Parlamenti është kot. Ti shkon në parlament, komisione parlamentare, thotë s’ke të drejtë të bësh. Kryeministri nuk shkel fare, mocionet i shpërfill, interpelancat i shpërfill, të gjitha të drejtat t’i fshinë, domethënë është në të gjithë, sa u bënë pesë vitet e fundit, jo më vetëm

sesionin e kaluar deputetët e opozitës janë përjashtuar 362 ditë nga Kuvendi.

Deputetët e Partisë Socialiste asnjë ditë.

Pra parlamenti është kot.’, u shpreh Shkullaku.

Etiketa: PDproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
Para

Pse çmimi i naftës rritet shpejt, por do shumë kohë që të ulet?

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom