• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

13 vite pa drejtësi, familja e 17-vjeçarit të vrarë në shkollë pret ende vendimin e Apelit

16:06 : 31/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Ngjarja tragjike e vrasjes së një 17-vjeçari brenda ambienteve të një shkolle të mesme profesionale në Durrës, në dhjetor 2013, vijon t’i mbajë plagët të hapura për familjen e viktimës.

Çështja vijon të endet nëpër gjykata. Nuk është fjala vetëm për çështjen penale, por dhe atë civile që u hap nga familja e viktimës.

Edhe pse Gjykata Administrative e shkallës së parë Durrës vendosi më 27 janar 2021 detyrimin e shkollës për dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror, vendimi mësohet se është ankimuar nga Avokatura e Shtetit dhe deri tani nuk ka një datë të caktuar për nisjen e shqyrtimit në Apel.

Kjo vonesë e gjykimit mban familjen në pasiguri dhe i zgjat dhimbjen për mënyrën se si po trajtohet rasti.

Vendimi i Gjykatës Administrative të shkallës së parë Durrës për tragjedinë e ndodhur në dhjetor 2013 në ambientet e ofiçinës së shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” mund të konsiderohet si një proces  pambyllur dhe pse i rëndësishëm në përballjen mes përgjegjësisë institucionale dhe dhembjes njerëzore.

Lexo edhe:

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

Në vendimin e datës 27 janar 2021, gjykata vendosi pranimin pjesërisht të padisë dhe detyroi shkollën “Beqir Çela” të dëmshpërblejë familjen e viktimës, konkretisht 2,403,025 lekë për secilin prej prindërve për dëmin pasuror dhe jopasuror dhe 333,333 lekë shtesë për dëmin jopasuror për njërin prej paditësve, nënën. Një total prej afro 5,140,000 lekë.

Sipas gjykatës, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë, ku një 17-vjeçar humbi jetën brenda ambienteve të shkollës që duhet të garantojë siguri dhe mbrojtje, duke ngritur drejtpërdrejt përgjegjësinë e institucionit arsimor për mosveprim dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Në analizën e saj, gjykata ka vlerësuar se shkolla nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke lejuar futjen e sendeve të kundërligjshme, pushkës automatike në shkollë, dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur mbi nxënësit, edhe pse kishte indicie për konflikte të mëparshme mes tyre. Ky mosveprim është konsideruar si një element me ndikim në pasojën tragjike, duke e përfshirë institucionin në përgjegjësi civile mbi bazën e parimit të përgjegjësisë indirekte.

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të perceptohet, vlerat e dëmshpërblimit të përcaktuara në vendimin e gjykatës nuk janë ende përfundimtare dhe jo vetëm që nuk janë ekzekutuar, po nuk dihet as nëse do të jepen. Vendimi është ankimuar nga Avokatura e Shtetit dhe aktualisht çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit.

Kjo do të thotë se procesi gjyqësor vijon dhe çdo detyrim financiar mbetet i pezulluar deri në një vendim të formës së prerë. Ky zhvillim procedural, edhe pse pjesë e mekanizmave ligjorë të mbrojtjes së interesave shtetërore, ka pasoja të drejtpërdrejta për familjen e viktimës.

Përballja me humbjen e një fëmije është një dhimbje që nuk shuhet, por zgjatja e procesit gjyqësor dhe pasiguria mbi përfundimin e tij e thellojnë më tej këtë plagë.

Ankimi i vendimit, shqyrtimi i të cilit nuk dihet kur do të bëhet, pasi nuk ka ende një datë për të, perceptohet si pengesë dhe vonesë në dhënien e drejtësisë për familjen e 17-vjeçarit Adriatik Tota, prindërit dhe motrën e tij./Top Channel

 

Etiketa: Durresfëmijëvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
Para

Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit

TË GJITHA

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom