Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka dhënë dëshmi për disa orë, të martën e 17 marsit në Prokurorinë e Posaçme, për dosjen e abuzimit me fondet e programit të IPARD.
Burime për mediat, bëjnë me dije se Krifca është paraqitur në SPAK, pasditen e së martës, jashtë vëmendjes së mediave, ku është pyetur si person në dijeni teksa SPAK, ka intensifikuar hetimet për këtë dosje.
Më herët Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.
Burime pranë organit hetues bëjnë me dije se paralelisht me marrjen e dëshmive po mblidhen edhe prova të tjera rreth skemës së dyshuar abuzive.
LEXO EDHE:
Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?













