Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e thirrur nga Edi Rama, mëngjesin e kësaj të marte.
Mbledhja nisi në orën 9:00 dhe zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa janë zbardhur dhe porositë dhe diskutimet që janë bërë mes socialistëve.
Sipas raportimeve në media, fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren. Gjatë diskutimeve Rama ka kërkuar nisjen e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, ndërsa është diskutuar edhe mbi konfliktin në Lindjen e Mesme, si dhe për zgjedhjet në strukturat e degëve të PS.
Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u vendos një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare. Sakaq mësohet se e pranishme në mbledhje ka qënë dhe Belinda Balluku, e cila vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, bashkë me Elisa Spiropalin dhe Pirro Vëngun.
LEXO EDHE:














