Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin Vilson Shima, i cili prej disa kohësh ishte nën vëzhgim si i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve policore, Shima e siguronte kanabisin në zonën e Baldushkut dhe e shiste në afërsi të zonës së njohur si “Kafja e Rremës”, në Tiranë.
I arrestuari nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
Shima ka tentuar të shmanget nga policia duke devijuar rrugën, por u kap gjatë kontrollit, ku iu gjetën dhe sekuestruan 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciatorë dhe municion luftarak.














