Kryedemokrati, Sali Berisha ka dalë me një tjetër reagim, pak para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, te Kryeministria.
Në një reagim në rrjete sociale, Berisha shprehet se sot është dita e rrëzimit të diktatorëve, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.
“20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! TË GJITHË NË SHESH SOT, ORA 18:00”,- shkruan Berisha në fb.
Kjo është protesta e katërt kombëtare e thirrur nga PD, kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa protesta e fundit u shoqërua me tensione dhe përshkallëzime, në të cilën pati edhe të lënduar.













