Nga Boldnews.al
Me një gjuhë të pështirë, në nivele fyese, por me firmë e vulë nga shtetet që përfaqësonin, ambasadat e huaja në vendin tonë prej disa vitesh radhazi reagonin kundër çdo proteste të opozitës.
Përgjatë protestave të vazhdueshme të vitit 2019-2020 të opozitës, ambasadat e huaja në Shqipëri mbanin qëndrim të ashpër duke dënuar atë që e quanin “dhunë dhe akte të papranueshme”, sidomos hedhjen e molotovëve në shkallët e kryeministrisë, apo trotuarin e Parlamentit. Kishte edhe nga ata diplomatë që i nxirrte gishtin e mesit protestuesve, si rasti i Bernd Bochard.
Shkonin edhe më tej sesa një reagim i shpër ndaj opozitës politike teksa falenderonin policinë për “vetëpërmbatje”, paçka se këta të fundit e kishin si lojë argëtuese hedhjen e gazit lotsjellës si të ishte tym argëtues për koncerte festive.
Më 19 prill 2024, një grusht protestuesish të opozitës kërkonin dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë Erion Veliaj, pas skandalit korruptiv të dosjes “5D”. Një nga protestuesit hodhi një bombë artizanale molotov në shkallët e bashkisë… Nam i madh.
Akt terrorist e qunte Veliaj me fjalor përçmues për çdo protestues, por edhe më i rëndë ishte qëndrimi i ambasadës së SHBA-ve në atë kohë, bashkë me të tjerat me radhë, atë të BE-së, Britanisë, etj, deri tek ambasadat e vendeve nordike. Tragjedi e madh. Shkallët e pushtetit lokal ishin fortë të rëndësishme.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme (19 prill 2024) pranë Bashkisë së Tiranës”, thuhej në reagim, ndërsa shtonin se: “Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”. Më të njëtën gjuhë edhe Gozato mbajti qëndrim, bashkë me çdo përfaqësi diplomatike në Shqipëri njëra pas tjetrës.
Në protestat e fundit të opozitës dhjetëra molotovë dhe mjete të tjera piroteknike u lëshuan në drejtin të “institucioneve të rëndësishme”. Po ashtu nuk kanë munguar edhe incidentet si sulmi ndaj policisë, ashtu edhe të policisë mbi protestuasit.
Mediat e huaja flasin për protesta të ashpra të opozitës kundër qeverisë të kapur në korrupsion. Vetëm ambasadat këtu në vend heshtin… Nga prilli 2024 e deri më tani asnjë reagim për të “dënuar dhunën e opozitës”. Po çfarë ka ndodhur?
Ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë, nuk po e “nxin” më protestat legjitime në një vend ku skandalet e shumta, aferat krruptive, lidhjet e forta të politikës me krimin, apo vetë krimin në elitën e pushtetit, janë aq të shumta, sa nuk ka më dallim ku nis krimi e ku ndalet pushteti.
E njëjta situatë ka qenë edhe më parë, por diplomatët e huaj që “dashurohen” me kreun e një qeverie joshëse për ta, por shtypëse për qytetarët e saj, kanë një tjetër qasje nga krerët e shteteve të përfaqësojnë. Ambasadat duhet të heshtin kur qytetarët ngrihen, por ky rregull nuk është zbatuar kurrë në Shqipëri përgjatë administratës Biden.
Gjithçka ka ndyshuar me qeverisjen “Trump 2”, jo si interes i drejtëpërdrejtë me opozitën, e cila është po ajo, po aq e dërrmuar dhe po aq pa ide e shpresë, por aqsja ndaj Ramës dhe qeverisë së tij është tjetër.
E dërguara me punë, nuk po i bën më punë pushtetit të sotëm. As Silvio që buzëqeshte i kënaqur kur Rama i thonte së “Jam sipër teje” nuk ka mundësi të zbrazë “mllefin e dikurshëm” kundër atyre që “lëndonin” qoftë edhe një gjethe peme të kryeministrisë, apo vezë drejtuar mureve të bashkisë së Lalit, i cili dje “festoi” 1-vjetorin e hyrjes në burg.
Mburoja e zyrtarucëve diplomatë për një qeveri të zhytur në thelësinë e krimit, korrupsionit dhe oligarkisë ka rënë. Dikur mbanin qëndrim edhe për një kapsoll të lagur, sot nuk reagojnë as kur molotovët përflakin muret që mbrojnë të pambrojtshmit!














