• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debat mes kryetares së KLP dhe anëtarit: Paguhen dy vetë me rrogë për të njëjtin pozicion

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sokol Stojani e akuzoi kryetaren Mirela Bogdani se po vepronte në kushtet e shpërdorimit të detyrës duke marrë kompetancat e vendit vakant të Sekretarit të Përgjithshëm, pas vetëlargimit të tij nga detyra një muaj e gjysmë më parë.

21:47 : 05/02/2026
në AKTUALITET

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e caktuar për t’u zhvilluar të enjten më 5 shkurt, nuk filloi sipas rendit të ditës. Anëtari prokuror i Këshillit, Sokol Stojani konstatoi se ende nuk i është dhënë një përgjigje nga kryetarja Mirela Bogdani, se si po veprohet për plotësimin e vendit vakant të sekretarit të Përgjithshëm në këtë institucion. Ai nënvizoi se është e treta mbledhje radhazi që kërkon të informohet, por se nuk i është kthyer asnjë përgjigje.

“Ju nuk mund të merrni kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Po kërkoj informacion për herë të tretë. Përse nuk zbatohet vendimi gjyqësor i formës së prerë që është në ekzekutim”, tha Stojani.

Ai bëri me dije se ish-sekretarja e Përgjithshme e KLP-së, e larguar nga detyra, ka fituar me vendim të formës së prerë rikthimin në funksion, si dhe pagesën nga momenti i lirimit e në vijim. Po ashtu, Stojani pohoi se sekretari i Përgjithshëm që e kishte zëvendësuar ka një muaj e gjysmë që ishte larguar fetë nga detyra dhe se kishte lajmëruar një muaj para për këtë gjë.

Kryetarja Bogdani e pyeti Stojanin nëse ai dëshiron të rikthejë ish-sekretaren e Përgjithshme të larguar, por ai ju përgjigj se kjo është një situatë e shpërdorimit të detyrës. “Nuk mund të silleni sikur është punë private,” iu drejtua Stojani kryetares së KLP-së.

Lexo edhe:

“Kush je ti që më tregon mua?”/ Zbardhet debati në KLP, Stojani përplaset me Bogdanin: Je çmendur…

A ja mban Ramës para Spiropalit?

Diskutimet u kthyen në debate e akuza të ndërsjella mes tyre. Stojani kërkoi transparencë, duke vërejtur se në kushtet kur vendi është vakant, duhet të zbatohet vendimi i gjykatës për kthimin e ish-sekretares së përgjithshme. Sipas tij, përkohësisht duhej të ishte caktuar në atë pozicion si person i autorizuar drejtori i Drejtorisë Juridike pranë KLP-së.

“Jemi juristë e duhet të jemi brenda ligjit. Po kalohet në abuzivizëm. Kështu cënohet besimi tek trupa e prokurorëve dhe publiku”, deklaroi Stojani duke vërejtur se paguhen dy vetë me rrogë për të njëjtin pozicion, situatë që sipas tij është referuar shpeshherë në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Anëtari Sokol Stojani këmbënguli që kërkesa e tij për transparencë lidhur me këtë çështje të vendosej në rend dite dhe t’i jepej përgjigje me shkrim, ose e regjistruar. Në vijim, ai vërejti se struktura e propozuar duket si një shportë dhuratash. “Nuk joshen njerëzit në kundërshtim me ligjin”, deklaroi ai.

Ndërsa kryetarja Mirela Bogdani I hoqi vërejtje kolegut se përse merrej me këtë çështje. “O Stojan, përse merresh me këto gjëra? Ne kemi një qerre me gjëra për t’u marrë. Nuk ka paligjshmëri”, deklaroi ajo dhe i tha anëtarit Sokol Stojani se ai kishte thënë se takuar ish-sekretaren që ka fituar me vendim gjyqësor rikthimin në punë.

Stojani nuk pranoi ta kishte takuar dhe e akuzoi Bogdanin se e kishte kthyer personale këtë çështje. Ai solli në vëmendje se kishin tentuar ta bllokonin në buxhet shlyerjen e detyrimit financiar ndaj ish-sekretares së larguar. Sipas tij, fatmirësisht kishte qenë iniciativa e anëtarit Erion Fejzulla që e kishte ndalur këtë bllokim.

“Ne me ktë situatë po i themi trupës së prokurorëve dhe publikut: bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”, deklaroi Stojani duke ritheksuar se është shqetësuese se paguhen dy vetë për një pozicion.

Edhe disa prej anëtarëve të tjerë, konstatuan faktin se Stojani e ka ngritur dhe më parë këtë shetësim. Më vonë kjo çështje u fut në rend dite me shumicë votash, ku pro votoi edhe kryetarja Mirela Bogdani. Ajo deklaroi se pas përfundimit të mbledhjes, do të trajtohej dhe me asistencës e një prej funksionareve të administratës që do të sqaronte bazën ligjore të situatës së krijuar.

Ndërkohë, anëtari Moisi Duda propozoi të trajtohet në mbledhjen e ardhshme./ BIRN

Etiketa: debatklpMirela BogdaniSokol Stojani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kush je ti që më tregon mua?”/ Zbardhet debati në KLP, Stojani përplaset me Bogdanin: Je çmendur…

15:34 : 12/05/2026
AKTUALITET

A ja mban Ramës para Spiropalit?

09:11 : 30/04/2026
AKTUALITET

Pushteti i katërt i Ramës dhe hera e tretë e Elisës!

08:40 : 28/04/2026
RAJONI

“Mos na shit përralla”/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja i heq mikrofonin Kurtit

18:56 : 03/04/2026
AKTUALITET

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

17:31 : 01/04/2026
RAJONI

Çfarë ndodhi me ekspozitën për masakrat në Kosovë? Debati

11:41 : 29/03/2026
Para

“Më dërgoi njerëz dy herë”, Lapaj: Rama është hileqar, me të duhet përballje

TË GJITHA

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom