Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bathores, në Tiranë.
Sipas informacionit të Policisë, rreth orës 16:30 një automjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur një këmbësore, shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe.
E dëmtuara është transportuar drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.














