• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit Petrit Vukaj

18:08 : 05/02/2026
në AKTUALITET, VETTING, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 shkurt vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj. Shumica e trupit gjykues të Kolegjit vlerësoi se pamundësia financiare e konstatuar dhe gjetjet në aspektin profesional, janë të pamjaftueshme për të sjellë në penalizim.

Megjithëse drejtuesi i SPAK u tërhoq gjatë konkluzioneve përfundimtare nga shkaqet e ankimit për figurën e prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj, ai kërkoi shkarkimin e tij për probleme në kriterin e pasurisë lidhur me deklarime të pasakta e mungesë burimesh për ndërtimin e një kati të banesës dhe të një automjeti, si dhe në vlerësimin tërësor të gjetjeve për aspektin profesional.

Shumica e Kolegjit i gjeti bindëse provat e reja dhe shpjegimet e subjektit për pasurinë dhe profesionalizmin. Lidhur me figurën, për arsye të tërheqjes së drejtuesit të SPAK nga ato  shkaqe, Kolegji nuk ka kryer vlerësim.

Gjatë shpalljes së vendimit të enjten, Kolegji konstatoi se Vukaj ka kryer deklarim të pasaktë për banesën, pasi nuk ka shënuar vlerën e investimit. Lidhur me kohën e ndërtimit të katit të parë të banesës, u konsiderua i drejtë konkluzioni i Drejtuesit të SPAK, se sipas aktit të kolaudimit, në fillim të shkurtit të vitit 2009, kati i parë i banesës ka qenë i përfunduar dhe gati për shfrytëzim.

Referuar këtyre rrethanave e fakteve, është vlerësuar i drejtë kërkimi i Komisonerit Publik dhe i drejtuesit të SPAK, për përfshirjen e gjithë vlerës së investimit në vitin 2008.

Lexo edhe:

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

Ç’po ndodh te SPAK-u/ Qytetarja kapërcen kangjellat: Majlinda Cara më ka vjedhur pronat, ku janë prokurorët?!

Megjithëse Kolegji e ka kryer analizën bazuar në çmimet e referencës sipas Entit Kombëtar të Banesave, ka konsideruar argumentimin e subjektit se kati i parë është ndërtuar mbi atë përdhe, që ka qenë ekzistues prej vitit 1994 dhe për rrjedhojë nuk ka pasur shpenzime për ndërtimin e themeleve. Kjo pjesë e shpenzimeve është zbritur nga analiza financiare. Po ashtu, është konsideruar dhe fakti se një pjesë e katit të parë ka qenë e pashfrytëzueshme, si dhe pjesa e verandës, që është përllogaritur me tjetër vlerë. Nga analiza financiare e vitit 2008, ku janë përfshirë investimet për gjithë katin e parë të banesës dhe shpenzimet e tjera familjare të subjektit, ka rezultuar një pamundësi financiare në vlerën totale 841 mijë lekë.

Lidhur me pretendimin e Komisionerit dhe Drejtuesit të SPAK, se pak kohë pas ndërtimit pa leje të katit të parë, ka hyrë në fuqi legjislacioni që e konsideron këtë rrethanë si vepër penale dhe cënon etikën e magjistratit, Kolegji konstatoi se punimet janë kryer në vitin 2008, ndërsa dispozitat që e kanë përfshirë si vepër penale ndërtimin pa leje kanë hyrë në fuqi në janar të vitit 2009. Për rrjedhojë, nga Kolegji çmohet se nuk kanë cënuar etikën apo besimin e publikut tek drejtësia.

KPA vlerëson se subjekti arriti të provojë shpenzimet për përmirësimin e gjendjes së një automjeti, të shitur në vlerë më të madhe nga sa e kishte blerë. Për rrjedhojë u vlerësua jashtë logjikës financiare rritja e vlerës së këtij automjeti. Vlera e deklaruar si e përfituar nga shitja e kësaj makine nuk janë përfshirë në analizën financiare të KPA për blerjen e një automjeti tjetër nga subjekti, por është konsideruar si e ardhur vetëm vlera e çmimit të blerjes. Nga analiza financiare e kësaj pasurie ka rezultuar pamundësi në shumën 559 mijë lekë.

Lidhur me pretendimin për sjelljen e subjektit në shitjen e mjetit më shtrenjtë nga sa e kishte blerë, KPA konstaton se kjo nuk rezulton të jetë e përsëritur me qëllim justifikimin e burimeve të pasurive. Sipas KPA, kjo gjetje e vetme nuk mund të sjellë penalizim.

Në përfundim, nga analiza financiare e përgjithshme ka rezultuar bilanc negativ total në shumën rreth 1.5 milionë lekë, i shtrirë në disa vite, që është çmuar i pamjaftueshëm për shkarkimin e prokurorit Vukaj.

Po ashtu, shumica ka vlerësuar se shkeljet e gjetura në disa prej çështjeve të hetuara prej subjektit, nuk mund të konsiderohen të rënda apo serioze, e për rrjedhojë nuk mund të cënojnë besimin e publikut tek drejtësia.

Në përfundim, Kolegji vlerëson se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Petrit Vukaj është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi. /Reporter.al/

Etiketa: kpaPetrit Vukajprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh te SPAK-u/ Qytetarja kapërcen kangjellat: Majlinda Cara më ka vjedhur pronat, ku janë prokurorët?!

14:29 : 15/04/2026
AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
AKTUALITET

Shkarkimet e vetingut mbeten në fuqi, KPA rrëzon kërkesat e 13 ish‑magjistratëve për rishikim

17:07 : 25/03/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
Para

Shefi i KiE: Reformimi i Konventës Evropiane për migrantët rrezikon të drejtat e njeriut

TË GJITHA

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş