Personat që shihni në foto janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar, 23 vjeç, dhe Xhesika, 15 vjeçe, të cilët humbën jetën në banesën e tyre në Itali, si pasojë e një rrjedhjeje gazi.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 4 shkurt 2026, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë një defekt në kaldajën e banesës së tyre trekatëshe.
Sipas autoriteteve, gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë.
Alarmin e ka dhënë vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.
Sipas raportimeve, të ndjerët janë me origjinë nga qarku i Elbasanit.













