Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, ku dy automjete, një BMW dhe një Renault Clio, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Drejtuesi i mjetit Renault Clio, ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.
I plagosuri u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.













