Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku 37-vjeçari Benard Qelemeni, i sapo kthyer nga Greqia ka mbetur i lënduar nga një 17-vjeçar.
Autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e ka qëlluar 37-vjeçarin, por kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas.
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, e i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.
I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17 vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.
Ndërkohë, Benard Qelemeni njihet nga policia e juglindjes pasi është me preçedentë penalë në fushën e vjedhjeve.
Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 37-vjeçarin














