Kategoria Superiore luajti këtë të dielë dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të.
Tirana mori një triumf shprese për mbijetesën. Bardheblutë mposhtën 0-1 Egnatian në Rrogozhinë, me golin e të rikthyerit Redon Xhixha.
Kryeqytetasit do synojnë të dalin nga zona e ftohtë, sakaq në krahun tjetër, te Egnatian duan kthimin te rezultatet pozitive.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia fitoi 0-1 ndaj Teutës në Durrës, duke treguar edhe një herë formën e mirë që po kalon.
Heroi i shkodranëve ishte Esat Mala, me golin e tij në minutën e nëntë që mjaftoi për 3 pikët.
Vllaznia kryeson kampionatin me 42 pikë, ndërsa Teuta është në mesin e tabelës.













