Fotoreporteri Felix Bilani ka rrëfyer momentet e dhunës që përjetoi gjatë protestës së PD-së.
Në një intervistë për emisionin “Studio24”, Bilani tregoi se u sulmua drejtpërdrejt në fytyrë, çka i shkaktoi humbje të përkohshme të orientimit dhe rrëzim përtokë.
Ai e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë, duke theksuar se në asnjë protestë më parë nuk ka ndodhur që gazetarët apo fotoreporterët të sulmohen në këtë mënyrë.
“Kurrë në historinë e protestave nuk është sulmuar me gaz lotsjellës apo peper sprej në fytyrë”, deklaroi ai.
Bilani shpjegoi se në momentin e sulmit po fotografonte dhe po xhironte pamje për redaksinë, kur u spërkat papritur me sprej piperi nga një person i veshur me uniformë policie.
“Nuk pashë më asgjë, vetëm ndjeva sprajin në fytyrë dhe për 3-4 sekonda rashë në tokë.
Unë jam diabetik dhe kardiak. Policia duhet ta dijë që nuk përdoret spraji kundër njerëzve pa ditur pasojat”, u shpreh ai.













