Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.
Ardit Isufi është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë. Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë.
Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit.
Në kuadër të operacionit, shtetasi Ardit Isufi 45 vjeç, u kap teksa lëvizte me automjet në rrethrrotullimin e Shëngjinit dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Sipas autoriteteve, në vitin 2025, Gjykata në Spanjë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 45-vjeçari drejtonte një automjet tip “Benz” me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.”– njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët spanjollë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit A. I. drejt Spanjës.














