• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nesho: Ftesa e Trump për Ramën u përdor për manipulim dhe mbulim skandalesh

18:27 : 20/01/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ambasadori Agim Nesho ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si u prezantua publikisht ftesa e Presidentit amerikan Donald Trump për Kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për manipulim të opinionit publik dhe mbulim të skandaleve të brendshme.

I ftuar në Syri Tv, Nesho deklaroi se ftesa e trumbetuar nga qeveria shqiptare nuk ishte personale për Ramën, por një njoftim standard i shpërndarë në mbi 65 shtete, pa ndonjë trajtim të veçantë për Shqipërinë.

Sipas tij, mënyra se si kjo ftesë u paraqit nga Ministria e Jashtme synonte të krijonte perceptimin e një mbështetjeje të posaçme ndërkombëtare për kryeministrin.

Nesho: Deklarata e ministres së jashtme, që në njëfarë mënyre ishte e para që pranoi ftesën në emër të Republikës së Shqipërisë, ishte një deklaratë e turpshme. Arsyeja është se ajo doli jashtë kontekstit të ftesës, që dihej se ishte bërë për më shumë se 65 vende, ndërkohë që i shitej opinionit publik shqiptar sikur ishte zgjedhur personalisht Rama për cilësitë e tij. Kjo tregoi një gjë, zoti Parruca: unë e pashë me kujdes që, fillimisht, ministrja e jashtme kërkoi të shmangte këtë përcaktim, duke thënë se ftesa i erdhi Shqipërisë, por duket se intervista ishte e detyruar nga vetë zoti Rama, i cili gjeti momentin më të mirë para një krize të jashtëzakonshme politike që ka përfshirë Shqipërinë, për shkak të skandaleve të korrupsionit, hajdutërisë dhe veprimtarisë së tij jashtë interesave kombëtare shqiptare.

Pra, për mendimin tim, ishte diçka e sponsorizuar, që i dërgohej një ftesë të tillë. Ne e dimë që në bordin ekzekutiv janë njerëz që kanë pasur ose kanë interesa në Shqipëri, si Toni Blair dhe Jared Kushner, sidomos në fushën e turizmit. Toni Blair shpesh ka përdorur Shqipërinë për veprimtarinë e tij, veçanërisht në Lindjen e Mesme, ku nuk është popullor. Shqipëria ka qenë një nga mënyrat që ai ka komunikuar me Perëndimin dhe ka realizuar projekte ambicioze, sidomos në një fazë të jetës së tij personale, duke u frymëzuar nga pasurimi ekstrem dhe duke shfrytëzuar momentet gjeopolitike.

Lexo edhe:

Ish-ambasadori: Rama po përballet me të papritura që nuk i kontrollon dot

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

Pra, ishte një deklaratë e turpshme e ministres së jashtme, diçka që dëmtonte edhe vlerën e kësaj iniciative, e cila duhet thënë se ishte një iniciativë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vinte nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit, që njohu realizimin e fazave të projektit të paqes për Gazën, dhe që kalonte nga bordi i paqes që do të drejtohej nga vetë presidenti Trump. Dua të theksoj këtu, për ta mbyllur këtë pjesë, që është shumë e çuditshme, zoti Parruca, se e njëjta mënyrë justifikimi ose përpunimi të opinionit publik është përdorur edhe nga Lukashenko. Zëdhënësit e tij të ministrisë së jashtme dhe të organit zyrtar të propagandës që ka ekuivalentin e ATSH-së tonë, e tregonin ftesën si personale për një lider që ka treguar lidership në botë. E kupton se si arrihet emëruesi i përbashkët i të gjithë diktatorëve, të cilët, pasi kryejnë veprimtari të pakontrollueshme dhe kanë krijuar një opozitë të gjithanshme në vendin e tyre, përpiqen që në çdo formë të justifikojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjithë e bëjnë këtë për të manipuluar opinionin e brendshëm.

Pse? Po të ishte që zoti Rama mendonte se ftesa ishte kaq personale për të, mund t’i jepte përgjigjen siç e bëjnë të gjithë udhëheqësit e tjerë, që e pranojnë ftesën me kënaqësi, duke lënë opinionin ndërkombëtar të kuptonte se çfarë idiotësh janë ata që shesin propagandë atje ku nuk duhet. Shumë e drejtë, zoti Parruca, edhe kjo duhet të shpjegohet: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokracia më funksionale në botë, ku balancat e pushtetit janë të përsosura. Ato funksionojnë në funksion të mbrojtjes së interesave të popullit amerikan, për këtë arsye ato kanë institucione solide. Vetëm një rast dua të përmend, që edhe politikat ekzekutive të presidentit Trump kalojnë dhe shqyrtohen nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, për t’u siguruar që nuk kalohen kufijtë e kompetencave. Ka pasur raste kur gjyqtarë të veçantë kanë bllokuar iniciativat ekzekutive të presidentit, për shembull, lidhur me emigrimin e qytetarëve të ardhur dhe banues në Shtetet e Bashkuara, dhe të tjera. Në këtë kuptim, duhet të theksojmë se mentaliteti i bërjes së propagandës në këto zona të largëta ndryshon nga realiteti brenda Shteteve të Bashkuara.

Kemi iniciativën e paqes të presidentit amerikan, një iniciativë që kërkon të kalojë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare për realizimin e paqes në Gaza. Vetë vizioni i presidentit Trump është të sigurojë paqen në botë në një mënyrë tepër pragmatike. Kjo nismë kërkon krijimin e një bordi të paqes që mund të krijojë rivalitet me OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit për një vendimmarrje më kolegjiale. Karta e këtij bordi tregon se procedurat pengojnë realizimin efikas të paqes. Pra, kjo është një iniciativë personale që tregon cilësitë e një presidenti që jo vetëm kërkon të ndryshojë politikën e jashtme, por edhe të fuqizojë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë superfuqia dominuese në një kohë të rëndësishme gjeopolitike.

 

Etiketa: Agim NeshoRamaTrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-ambasadori: Rama po përballet me të papritura që nuk i kontrollon dot

18:30 : 03/06/2026
BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
BOTA

Telefonata e tensionuar Trump-Netanyahu, anulohet në momentin e fundit sulmi në Bejrut

17:48 : 02/06/2026
Para

VIDEO/ Incidente në kufirin Turqi-Siri, përleshje të dhunshme mes protestuesve pro-kurdë dhe policisë! 

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom