• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fiton Rama 3-0, një gol popullit, një opozitës, një medias!

12:48 : 10/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

 Nga Boldnews.al

A e patë Ramën në mbledhjen me emër të gjatë dhe mendësi të shkurtër? I zi, sterr në veshje, përhumbur në qëndrime personale dhe përshfaqje e një “pritje vakie” nga kushdo që e merrte fjalën nga ministrat e tij, ca syresh një hap larg prangave e të tjerë kandidatë potencialë për bujtës qelie.

Por Rama ia doli. Fitoi 3-0 përballë situatës. Një gol nga mesfusha ia rrasi qytetarëve të cilët vuajnë nga përmbytja që i erdhi nga batërdia e qeverisë së tij dhe jo nga Perëndia. Një gol ia futi me finte opozitës politike dhe një gol të fundit dhe shumë të rëndësishëm me goditje të lirë ja rrasi fort medias. E pati shumë të lehtë ta realizonte. Në “murin” e goditjes së dënimit qëndruan “barkas-shtrihu” (Fevzo dhe Batoni) për t’i lejuar golin e fundit dhe fatal për këtë ndeshje që shumë shpresonin se mos ndodhte mrekullia në ndonjë rezultat të mirë.

Arsyeja e fitores është më e thjeshtë ngase duket. Në ditën më të zezë të tij, ai sërish fitoi me lojtarët popull pa grintë, opozitë të lodhur dhe media lëpirëse e pushtetit që bën sikur luan. Ndërsa duhej të jepte llogari për skandalet, vjedhjet qeveritare dhe pasojat e përmbytjeve, Rama nisi një reagim të gjatë ndaj drejtuesit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.

“E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine, ku Fevziu bashkë me Baton Haxhiun, andej hante mëngjes me llapingachos  në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme Caranavi 8500 këmbë mbi nivelin e detit në Bolivi…”, shkruajti Rama, në një gjoja kundërpërgjigje për “opozitarizmin” e fortë të Fevziut i cili paskësh thënë se: “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë”…!

Lexo edhe:

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Shpresë e madhe. Tre kundërshtarë në dukje të fortë përballë, popullin e vuajtur dhe acaruar, opozitën që i jep gajret vetes dhe mendon se është e fortë dhe “elitën e medias” e cila bën sikur po nxjerr zbuluar, nisën ndeshjen ballë atij…!

Kronika e takimit

Goli ndaj qytetarëve qe i shpejtë, sapo ndeshja nisi. I ka lënë të përmbytur dhe as një grusht prej tyre nuk ngrihet në protestë. Shembulli më i mirë është Durrësi. Mbi 1000 banesa janë nën ujë, dëme të jashtëzakonshme ekonomike e sërish heshtin nën thirrjen mjerave: “shteti të vërë dorën në zemër”, edhe pse të gjithë bëjnë përgjegjës këtë qeveri e shtet që zemrën e ka të zezë. Sërish heshtje. Golin ua rrasi, fiks nga mesfusha me një goditje fantastike, drejt e në trekëndësh!

Golin e dytë, nga fundi i pjesës së parë, ia futi opozitës. Pasimi ishte i gjatë nga mesfushori i krahut që shpesh mban uniformën e përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri. Pasim përfekt dhe pas dy lëvizjeve, mbrojtësve opozitarë iu kalon topi ndër shalë, dhe me një prekje të ëmbël me finte vjen goli i dytë.

Opozita shtanget. Ashtu si sot në takimin që mbajti për bashkim të gjerë, por në fund doli më e përçarë sesa ishte. Shumë u fol dhe asgjë nuk ndriu. Numri nëntë i opozitës (sulmuesi pykë), ka kohë që ka pësuar dëmtim, por nuk del nga fusha dhe aq më shumë nuk lejon kënd ta ndërrojnë, ndonëse në stol rrinë rishtarë kalçetoje që mendojnë se dinë të luajnë, por presin vetëm topat pas porte.

Goli i tretë ishte thuajse fatal. Dikush ndërhyn lehtë, por arbitri me stemën e ndërkombëtarit fërshëllen për faull. Këtë radhë përballë ishte media. Dy lojtarët kryesorë të saj, Fevziu dhe Haxhiu dalin para murit për të penguar topin, por në vend të kapnin “topat” e tyre në një dorë dhe mbrojtur fytyrën me tjetrën, vendosën të shtriheshin barkas duke qeshur.

Gjuan Rama dhe sërish trekëndësh. Rezultati 3-0, minutat e fundit kalojnë duke vonuar lojën! Ndeshja u mbyll, Rama fitoi! Bërtitjet për hile nga kundërshtari nuk ka kush t’i dëgjojë! Ndeshja e radhës do vijë sërish, formacioni kundërshtar ndaj Ramës nuk do të ndryshojë, rezultati dihet ndërsa kampionatit po i vjen fundi! Humbësit presin një “trajner të ri” që t’u japë fitoren, madje e duan në tavolinë, pa e kuptuar se qesharaku i madh ka 13 vite që tallet keq me këtë treshe në dukje kundërshtare, duke trashur dhjamin me emër krim dhe kuprrupsion, si një derr i egër që s’ka saçme që e shpon!

Etiketa: BEEdi RamamediatopozitaPermbytjet

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
Para

Gjirokastër/ Del përroi nga shtrati në Kordhocë, izolohen 25 familje

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomlunabetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom