Nga Ilir Kalemaj
Këtë 3 janar, bota u zgjua me kronikën e një lajmi të paralajmëruar, ku me një lëvizje të beftë presidenti amerikan Tramp, realizoi një nga premtimet më të bujshme të administratës së tij. Duke hequr në mënyrë kirurgjikale diktatorin venezuelas Maduro, jo vetëm i dha fund një narko-regjimi 27 vjeçar që lindi me paraardhësin e tij demagog Chavez dhe që kërcënonte sigurinë e Shteteve të Bashkuara përmes trafikut të drogës, por njëherazi pa rrezikuar trupa amerikane në vend apo jetë ushtarësh amerikanë në operacion që mund të kiste prodhuar efekt bumerang në të kundërt.
Gjithashtu koha dhe rrethanat ishin përllogaritur me kujdes që përmes këtij basti të rrezikshëm por shpërblyes mos të kishte reagim të fortë ndërkombëtar nga vende si Federata Ruse, Kina apo Irani, apo edhe aktorë të ndryshëm rajonalë. Pas 1989-ës, ku çuan djalin plangprishës të Panamasë Noriegën pako postale në Uashington, Maduro dhe e shoqja janë paketimi i radhës i shefave të narkoregjimeve me biletë njëdrejtimëshe.Po dje, u kap dhe një nga narko-terroristët më të kërkuar të kartelit Sinaloa në Meksikë- Perdo Inzunza Noriega, duke shenjuar dhe një gur kilometrik në luftën pa kompromis ndaj regjimeve të molepsura nga trafikimi i drogërave, pastrimi masiv i parave dhe kapjes së shtetit.
Por çfarë parathotë ky zhvillim i fortë në nisje të këtij viti përsa i përkëet skakierës ndërkombëtare? Vitet e fundit në fakt kanë qenë me theks të fortë përsa i përket zhvillimeve të forta gjeopolitike duke ravijëzuar sfera influence me vija të kuqe të qarta si për shembull rikthimi te doktrina Monroe në një formë tjetër ku hemisfera perëndimore është qartësisht dominim i SHBA-ve por jo ndaj fuqive mike/aleate të Evropës por kryesisht ndaj fuqive të konsideruara revizioniste se kërkojnë një rend të ndryshëm botëror, duke nisur nga Rusia dhe Kina. Natyrisht këtu ska vend asnjë lloj dezinformimi i përhapur me shpejtësi që heq paralele mes agresionit rus në Ukrainë dhe goditjes precize amerikane në Venezuelë, sepse as synohet të cënohet integriteti territorial i vendit, as të ndryshohen kufijtë unilateralisht, as të përcaktohet “udhëheqja” e dëshiruar por t’i hapet rrugë vullnetit sovran të venezuelianvëve për të zgjedhur pushtetin e tyre përmes votës së lirë dhe të pandikuar.
Nga ana tjetër, viti që po vjen sjell një panoramë më ndryshe në Lindjen e Mesme me një Siri të stabilizuar, me një armëpushim të brishtë mes Izraelit dhe palestinezëve, por njëherazi me përshkallëzim të ditëve të fundit të situatës në Jemen që ka sjellë dhe një përkeqësim të marrëdhënieve të dy vendeve fqinjë dhe aleatë tradicionalë si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që mbështesin forca të ndryshme në konflikt, ku kjo e fundit është pozicionuar krahas forcave rebele që synojnë destabilizim nga Sudani Jugor në Libi dhe së fundmi edhe në Jemen. Izraeli ndërkohëështë duke u përgatitur për një ofensivë që njëherazi të drejtojë operacione ushtarake ndaj Iranit, Libanit dhe Bregut Perëndimor ku në këtë të fundit përpjekjet për shtrirjen e aneksimeve të reja kanë nxitur një valë revolte nga Turqia nëvendet e BE-së.
Një tipar përcaktues i mjedisit gjeopolitik në vitin 2026 do të vijojë tëjetë shumëpolariteti, ku një numër më i madh aktorësh të fuqishëm do të formësojnë një sistem global gjithnjë e më kompleks. Si fuqi të mëdha, SHBA, Kina, Rusia dheBE do të vazhdojnë të formësojnë mjedisin global në mënyra të ndryshme. Shtetet që kanë mbajtur një pozicion strategjik neutral si për shembull India, Arabia Saudite, Turqia, Afrika e Jugut apo Brazili që nuk janë të lidhura në mënyrë specifike me ndonjë fuqi apo bllok të madh – do të fitojnë akoma më shumë ndikim mbi agjendën ndërkombëtare.
Mekanizma si BRICS, vijojnë tëjenë sfidues për rendin aktual ndërkombëtar, ndonëse planet për të krijuar një regjim monetar konkurrencial me një monedhë të përbashkët ka shumë pak gjasa të realizohen në të ardhmen e afërt. Duket se përherë e më shumë po farkëtohet njërend botëror “multiplex” ku nuk janë vetëm dominancat dhe faktorët ekonomikë që vlejnë, por edhe ato mjedisorë, konsideratat e sigurisë, apo ato të zhvillimit të qëndrueshëm. Një rend i tillë global përfshin një arkitekturë dinamike dhe shumënivelëshe të qeverisjes globale të përbërë nga shtresa globale, rajonale dhe nënkombëtare, secila me institucione, rrjete dhe struktura hibride formale dhe joformale.
Kësisoj do të kemi të bëjmë me një botë ku do të jetë më e vështirë për një fuqi të vetme dominuese, sfiduese për sa i përket sigurisë në nivel shumëplanësh por dhe me mundësi të reja, qoftë dhe për shtete të vogla të cilat janë pjesë e aleancave të mëdha. Vendet më të vogla dhe aktorët joshtetërorë do të shfrytëzojnë gjithashtu mundësitë për të ripërcaktuar kufijtë ose për të ndikuar në multiversin gjeopolitik. Luftërat dhe konfliktet që shohim mund të jenë vetëm fillimi. Ndërsa lufta në Ukrainë pritet të përmbyllet me një paqe të negociuar, helbete sikundër përfundojnë nëntëdhjetënëntë për qind të luftërave ndërshtetërore, të tjera si cështja e Tajvanit priten të hapen. Beteja për këtë të fundit dhe rëndësinë që ka ky i fundit si për idenë e Kinës-Një Shtet, si për fuqinë në zinxhirin botëror të furnizimit me mikroçipa, do të jetë përcaktuese por edhe mbart rrezikun e një konflikti që lehtësisht nga lokal mund të shndërrohet në global.
Një tjetër pritshmëri për 2026-ëndo të jenë zinxhirët globalë të furnizimit, të cilët rrezikohen aktualisht nga konfliktet dhe pasiguritë. Kjo përveçse përkeqëson sfidat për zinxhirët e furnizimit në kohë– veçanërisht kur prodhimi ishte i përqendruar në një numër të vogël tregjesh, rrit kostot përfundimtare për konsumatorin global. Qeveritë janë përgjigjur duke u riangazhuar ose duke u ri-industrializuar. Ata po kërkojnë të promovojnë prodhim më të madh vendas të produkteve kritike.
Në tregje të caktuara, konkurrenca gjeopolitike tashmë është përfshirë në këto politika industriale. Ne do të shohim më shumë nga kjo lidhje e qartë midis politikës ekonomike dhe politikave të jashtme ose të sigurisë kombëtare në vitin e ardhshëm. Ka dhe përjashtime të dukshme, siç është vendi ynë ku vijojmë me de-industrializimin, orientimin drejt sektorëve me vlerë të shtuar të pakët si turizmi, fasonet dhe call centerat, dhe qershia mbi tortë prishja e rregullave të tregut përmes depërtimit masiv dhe pastrimit të parasë së pistë kryesisht përmes lavatriçes së ndërtimit.
Nga ana tjetër, përgjatë vitit 2025, qeveritë do të garojnë për të rregulluar inteligjencën artificiale për të reduktuar potencialin e rreziqeve sociopolitike. Por politikëbërësit do të përpiqen njëkohësisht të nxisin inovacionin vendas me fokus pikërisht inteligjencën artificiale për të konkurruar gjeopolitikisht. Si rezultat, kontrolli mbi inteligjencën artificiale do të jetë një dinamikë qëndrore në marrëdhëniet SHBA-Kinë, ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropian kanë rrëshkitur anash në këtë rend të ri bipolar përsa i përket kësaj lëmie.
Kësisoj, garat e dyfishta për të inovuar dhe rregulluar inteligjencën artificiale do të përshpejtojnë zhvendosjen drejt blloqeve të veçanta gjeopolitike. Kjo përfshin njëkohësisht dhe robotikën, makinat elektrike, dronët, manifakturën e avancuar apo luftën respektive te tarifave. Por nuk përjashtohet edhe plasja e “flluskës” së investimeve në inteligjencë artificiale ku së fundmi parashikues të testuar si Michael Burry, ai që parashikoi dhe madje spekulloi suksesshëm për zhytjen e tregut imobiliar në SHBA në 2008-ën ka parashikuar të njëjtën gjë për investimet në inteligjencë artificiale, në vecanti për kompani si Nvidia (më e vlerësuara sot në botë) apo Palantir siçËËË shkruante së fundmi prestigjiozja Ëall Street Journal.
Ndonëse parashikimet për këtë vit, sikundër për çdo vit, shkojnë nga ato më optimistet te ato më dramatiket, gjasat janë që konfliktet të fragmentarizojnë akomë më tepër botën, fuqitë kryesore të vijojnë të shmangin përplasjet e drejtëpërdrejta duke preferuar ballafaqimet “proxy” ndërkohë që rrisin shpenzimet për sigurinë dhe mbrojtjen dhe globi bëhet gjithnjë e më i pasigurtë. Gjithashtu me gjasë shenjat e një recesioni botëror do të fillojnë të ndjehen qysh brenda këtij viti, sidomos nëse do të kemi një flluskë në inteligjencë artificiale, ndërkohë që investitorët kryesorë (të tillë si fondet sovrane apo korporatat e mëdha financiare) po lëvizin në kufij të rinj si infrastruktura e energjisë apo përllogaritjet kuantike (quantum computing) që shfrytëzon mekanikën kuantike me aplikime nga zbulimet mjekësore te teknologjitë e reja, pa lënë mënjanë eksplorimet në hapësirë, apo si t’i bëjnë ekonomitë e shteteve më të mbrojtura ndaj rreziqeve klimaterike etj.














