• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen 6 italianët që humbën jetën nga zjarri në pub-in e Crans-Montana

18:12 : 04/01/2026
në BOTA

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se janë identifikuar 6 të rinjtë italianë që humbën jetën në zjarrin që përfshiu pub-in Le Constellation në Crans-Montana të Zvicrës, natën e Vitit të Ri. Lajmi u bë i ditur sot pasdite nga ministri i Jashtëm e Zv KM, Antonio Tajani.

“Fatkeqësisht viktimat italiane janë gjashtë, të gjitha të identifikuara”, deklaroi Tajani.

Ai shtoi se trupat e pajetë do të kthehen në Itali me një avion shtetëror të Forcave Ajrore Italiane, ndërsa të plagosurit po transferohen gradualisht në spitale italiane. Tre prej tyre do të dërgohen në spitalin Niguarda në Milano dhe një në Torino. Numri i pacientëve të shtruar në Niguarda ka shkuar në 11.

Raportohet se viktimat italiane janë: Giovanni Tamburi (16 vjeç, Bolonjë), Achille Barosi (16 vjeç, Milano), Emanuele Galeppini (pothuajse 17 vjeç, Xhenova), Chiara Costanzo (16 vjeçe, Milano), Sofia Prosperi (15 vjeçe, italo-zvicerane) dhe Riçardo Minghetti (16 vjeç, Romë).

Lexo edhe:

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

Ambasadori i Italisë në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado, ka bërë të ditur se kthimi i trupave të viktimave në Itali mund të ndodhë që nesër, edhe pse ende nuk ka një konfirmim përfundimtar.

Avioni shtetëror pritet të bëjë disa ndalesa në qytetet nga vinin viktimat, ndërsa familjarëve u është ofruar mundësia të udhëtojnë me të njëjtin fluturim.

“Ekzistojnë fatkeqësitë, por kjo nuk ishte një fatkeqësi: ishte një tragjedi e shmangshme. Do të kishte mjaftuar pak më shumë parandalim dhe minimumi i arsyes së shëndoshë”, deklaroi diplomati italian.

Dhe Papa Leone XIV, gjatë lutjes së Angelus-it, ka shprehur afërsinë e tij me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. “Dëshiroj të shpreh edhe një herë afërsinë time me të gjithë ata që janë në dhimbje për shkak të tragjedisë së ndodhur në Crans-Montana, në Zvicër. Lutja ime për të rinjtë që humbën jetën, për të plagosurit dhe për familjarët e tyre”, tha Ati i Shenjtë.

Bilanci i përgjithshëm i viktimave të identifikuara nga policia zvicerane ka arritur në 24 persona. Mes tyre ka shtetas zviceranë të moshave 14 deri në 31 vjeç, një rumun 18-vjeçar, një francez 39-vjeçar dhe një shtetas turk 18-vjeçar. Sipas autoriteteve, identifikimi i viktimave është pothuajse i plotë.

Prokuroria e Përgjithshme e Kantonit Valais ka bërë të ditur se janë nën hetim Jacques dhe Jessica Maric-Moretti, çifti që administronte lokalin Le Constellation. Ata akuzohen për vrasje nga pakujdesia, neglizhencë, plagosje personale dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Edhe pse është konfirmuar ekzistenca e një daljeje emergjence, disa dëshmitarë kanë deklaruar se porta ishte e bllokuar.

Etiketa: klub natezjarrzvicer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026
Screenshot
AKTUALITET

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

18:34 : 13/07/2026
BOTA

‘Kurthi vdekjeprurës’/ Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

15:13 : 11/07/2026
BOTA

Pamje dramatike nga zjarri në një fabrikë në Kinë, punëtorët hidhen nga çatia për t’i shpëtuar flakëve

22:49 : 10/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
Para

Kapshticë, vijon fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që rikthehen në Greqi

TË GJITHA

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş