Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e tij të mbajtur gjatë protestës kombëtare, deklaroi se prania e qytetarëve në shesh është dëshmi e qartë se shoqëria shqiptare ka nevojë për ndryshim.
Ai falënderoi pjesëmarrësit duke i cilësuar si forcë e shpresës për Shqipërinë.
“Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer në shpresën tonë, në shpresën e Shqipërisë. Prania juaj sonte do të thotë se kjo shoqëri ka ende guxim dhe e do ndryshimin,” u shpreh Bardhi.
Bardhi shtoi se protesta nuk është thjesht një akt politik, por një betejë për dinjitetin e përbashkët dhe të ardhmen e vendit.
Ai akuzoi qeverinë se po i merr frymën Shqipërisë përmes korrupsionit dhe bashkëpunimit me kartelet e drogës. “Kartelet e drogës bashkë me qeverinë e tyre po vjedhin. Rama, Balluku dhe banda kriminale që qëndrojnë pas tyre duan që ne të heshtim,” tha ai.
Bardhi: “Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer në shpresën tonë. Në shpresën e Shqipërisë, ju falënderoj për besimin që i jepni PD , në këtë kohë të sundimit të koleres e korrupsionit. Prania juaj sonte do të thotë se kjo shoqëri ka ende guxim dhe e do ndryshimin.
Nga ju në këtë shesh kam mësuar se sakrificat dhe besimi do të na çojnë përpara me besim për largimin e Ramës, Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës.
Ne jemi këtu sepse korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë. Kartelet e drogës bashkë me qeverinë e tyre po vjedhin….Rama, Balluku, banda kriminale që qëndrojnë pas tyre duan që ne të heshtim. Bashkë me çetën e tyre të megahajdutëve, ne do u themi se ata e kanë gabim. U themi hajdutëve dhe kriminelëve të qeverisë së koha e tyre ka mbaruar”.














