• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’tregon fraza: “Çunat kanë paguar nga xhepi për mediat”

17:17 : 19/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të keqe të gjithë borizanët e rrezikut të supozuar për një “grusht shteti”. Tashmë është e qartë, se që kur Edi Rama dha urdhërin se zëvendësja e tij do të mbrohej duke e ankimuar pezullimin e saj në kushtetuese, në mediat tona u sajua një fortunë në gotë, gjoja për rrëmbimin e kompetencave të kryeministrit, kontradiktat mes pushteteve të pavarura dhe shpërfilljen e mandateve të siguruara me votë popullore. Cilido që nuk kishte interesa okulte që ta mbanin peng e kuptonte lehtësisht se këto ishin alibi qesharake.

Por pavarësisht kësaj, titujt e mediave online, lajmet kryesore, emisionet e mbrëmjes u përmbytën nga një debat që prezumohej të ishte monopol i një grupi të ngushtë konstitucionalistësh, për të fshehur një të vërtetë të thjeshtë: “hajdutët dhe kur kapen nuk dorëzohen”.

Gjithçka u stis për të anashkaluar një pyetje të thjeshtë: a mund të qëndronte Belinda Balluku në detyrë, pas fakteve rrënqethëse të bëra publike në dëm të saj? Pra a mund të ishte më ajo anëtare kabineti, qoftë edhe sikur kundër saj mos kishte filluar asnjë çështje penale?

Në vend të këtyre dilemave hapsirën e zaptoi rrëfimi i një pushteti, që pasi manipulon zgjedhjet, kur kapet duke vjedhur, përdor si mburojë absurdin se ju nuk mund të na nxirrni nga zyrat ku na ka futur populli me votë.

Lexo edhe:

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Në këto kushte, një qytetar i zakonshëm, një njeri i ftohtë, një shikues e lexues pa emocione, mund ti bënte pyetjen vetes: ore, për gjëra kaq të thjeshta, si mund të helmohet publiku me tërë këtë tymnajë të prodhuar nga hiçi?

Paradoksalisht tek dosja e Belinda Ballukut, e cila u bë shkak për prodhimin e kësaj përralle gjendet edhe përgjigjja. Në një fragment, aty ku ministrja angazhohet që ti çlirojë 700 mijë euro një biznesmeni për të cilin i bën presion botuesi Karlo Bolino, shpjegohet e gjithë strategjia e blerjes dhe manipulimit të mediave prej kësaj bande. Balluku i thotë drejtorit të rrugëve: “çunat e tjerë kanë paguar nga xhepi për mediat”, ndërsa ti më krijon probleme kur thjeshtë ke për të dhënë para publike.

Vetëm brenda kësaj fraze të thjeshtë ka disa të verteta. E para se mediat paguhen për të gënjyer. E dyta, se ato nuk e marrin pjesën vetëm nga tenderat e fallcifikuar publikë,

por edhe para të zeza xhepi të zyrtarëve të zhytur në korrupsion dhe trafiqe. E treta, se një aleancë maskarenjsh, mes qeveritarësh, pronarësh dhe gazetarësh, ka ngritur ngritur në këmbë një makineri oruelliane manipulimi që zor se punon me kaq përpikmëri edhe në diktaturat më të egra. Eshtë pikërisht kjo fabrikë gënjeshtratsh, që u vu në punë, me reklamat e inceneratorëve fantazëm, për të bërë dokumentare se djegësat që nuk ekzistonin i kishin bërë qytetet tona më të pastra.

Eshtë pikërisht ajo që hedh tymnajë mbi çdo tender dhe koncesion të dhënë pa garë. Po ajo u vu në punë edhe për të shpërndarë tymnajën e puçit të vjedhjes së kompetencave të kryeministrit, që synonte të fshihte thelbin e dosjes Balluku.

Falë përgjimeve që nxori SPAK ne kemi një provë për të vërtetuar atë që dimim prej kohësh, për të lexuar e dëgjuar faktet reale të funksionimit të kësaj makinerie. Por, megjithëse për kaq gjë duhet falenderuar Prokuroria e Posaçme, ata që nxitojnë të bërtasin për heroizimin e saj, janë ende shumë larg të vërtetës. Për këtë ia vlen të sillet vetëm një shembull. Në Rumani, aty ku reforma perendimore në drejtësi krijoi një model suksesi, përfunduan njëri pas tjetrit në qeli edhe oligarkët mediatikë Voiculesku i Antena 1, Vantu i Ralitatea TV, Ghita i Romania TV, për të përmendur vetëm më kryesorët. Aty purifikimi nuk e anashkaloi një nga shtyllat më të korruptuara të sistemit.

Tani, nga dosjet që SPAK ka në dispozicion, del qartë se mbijetesa e këtij regjimi hajdutësh mbahet në këmbë prej trekëndëshit, krim i organizuar, vjedhje zgjedhjesh dhe bori propagandistike mediatike. Duke lënë në hije këto fakte të konstatuara në dosje dhe duke u fokusuar vetëm tek ndëshkimi i ingranazheve të pjesës politike të makinerisë, SPAK nuk e ndalon dot qëllimin e saj final: vazhdimin e grabitjes.

Publiku do të kënaqet me statistika, por nuk do të shohi rezultate. Prandaj në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi, nëse bashkë me Ballukun, nuk mbajnë përgjegjësi edhe ata që u paguan për të bërë të mundur që ajo të vazhdojë të vjedhë.

LEXO EDHE:

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

Etiketa: Andi Bushatibelinda ballukukorrupsionmediattendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

22:21 : 02/06/2026
AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Një drejtor policie, kokë turku në Zvërnec

11:29 : 31/05/2026
Para

Nga dhjetori në dhjetor

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom