• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun

22:30 : 18/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kërkesa e prokurorit Dritan Prençi drejtuar kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut tregon se në përballjen me qeverinë e Edi Ramës, SPAK nuk po tërhiqet. Përkundrazi, dokumenti që është siguruar nga Lapsi.al tregon një qasje të përshkallëzuar, zgjerim të hetimit, shtim të akuzave, rëndim të pozitës penale të zv kryeministres dhe, për pasojë një ekspozim gjithnjë e më të hapur të kryeministrit si mbrojtës politik i saj.

Ajo që bie në sy në dokumentin me pak faqe drejtuar kuvendit, është ajo që prokurori Dritan Prençi e përshkruan si “një personalitet që mund të kryejë krime të rënda”, me rrezik real për hetimin, për provat dhe për interesin publik të Belinda Ballukut.

Hetim në arkivat e tenderave dhe PPP e rrugëve

Në fillim hetimi ndaj Belinda Ballukut lidhej me dy çështje kryesore, ndërtimin e tunelit të Llogarasë me vlerë rreth 190 milion euro dhe Loti 4 i unazës së madhe të Tiranës.

Tani, sipas vetë SPAK, kjo pamje është zgjeruar ndjeshëm.

Lexo edhe:

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Belinda Balluku duke inspektuar një nga projektet e rrugëve, bashkë me drejtorin e ARRSH të arrestuar Gentian Gjyli

Lista e procedurave që SPAK rendit tregon shtrirjen e mëtejshme të hetimit në pothuajse të gjithë investimin e Unazës, por edhe për procedurën e PPP për Thumanë-Kashar.

Në dokument përmenden konkretisht, procedura PPP për “Thumanë Fushë Krujë Vorë Kashar”, me vlerë të parashikuar 245.750.755 euro, një nga koncesionet më të mëdha rrugore në vend. Po ashtu, procedurat për “Sheshi Shqiponja Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”, segmentet “Sheshi Shqiponja Bulevardi i Ri, Loti 2”, “Sheshi Shqiponja Bulevardi i Ri Shkozë”, si dhe lotet 5, 6 dhe 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fonde që kapin miliarda lekë secila.

SPAK shkon edhe më tej duke renditur përfituesit konkretë të këtyre procedurave, kompani si “Salillari” shpk, “IDK Konstruksion” shpk, “ED Konstruksion” shpk, “Albi Star” shpk, “GPG Company” shpk, “Senka” shpk, “Gjoka Konstruksion” sha, “Alko Impex General Construction” shpk dhe “27” shpk.

Sipas prokurorisë, për këto subjekte janë krijuar “avantazhe dhe privilegje të padrejta”, në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe ligjin për konfliktin e interesit. Praktikisht bëhet fjalë për një skemë të madhe që kishte nën kontroll kapjen e plotë të sistemit të prokurimeve.

Presion mbi dëshmitarë dhe punonjës të ministrisë

Një nga pikat më të rënda të kërkesës është pretendimi për ndërhyrje direkte të Ballukut mbi dëshmitarë dhe vartës, edhe pasi ajo është njohur zyrtarisht me akuzat.

Në kërkesën e Prençit shkruhet se “Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët.”

SPAK e konkretizon këtë pretendim, duke përmendur edhe një rast specifik. “Nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku… ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K., vartëse e saj.” Lapsi.al ka raportuar më parë se bëhet fjalë për Mirzeta Kashnicën, një prej antareve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Ky paragraf mund të konsiderohet thelbësor për kërkesën e arrestit të Ballukut. Në çdo jurisprudencë penale, presioni mbi dëshmitarë, sidomos kur vjen nga një autoritet i lartë shtetëror, përbën një vijë të kuqe që e bën masën e arrestit të justifikueshme.

Po ashtu, prokurori vëren se një pjesë e dokumentave që nevojiten për hetimin “gjenden në institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qëndror që drejton vetë kjo shtetase, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtarë, vartës të kësaj të pandehure etj”

Pasi thotë se Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave, SPAK thotë se “është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar tek dëshmitarët”.

Një tjetër shtyllë e fortë e kërkesës është fakti se Balluku, duke qenë ende në detyrë, ka mundësi reale të përsërisë të njëjtat vepra penale. “Rreziku se e pandehura, për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.”

Prokuroria e lidh këtë rrezik drejtpërdrejt me funksionet që ajo ushtron. “Sidomos në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pandehura menaxhon në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera.”

Me fjalë të thjeshta, akuza thotë se problemi nuk është vetëm çfarë ka ndodhur, por çfarë mund të vazhdojë të ndodhë ndërkohë që ajo ka ende akses në vendimmarrje dhe fonde publike.

Persona të tjerë nën hetim dhe rreziku i largimit nga vendi

Ajo që bie në sy nga pohimet e prokurorit është se hetimi do të vijojë të zgjerohet më tej. Nuk do të kufizohet vetëm te Belinda Balluku dhe dy dosjet fillestare, por edhe tek persona të tjerë.. “Hetimi i procedimit penal nr. 136 të vitit 2025 ka si objekt edhe fakte të tjera penale dhe persona të tjerë të implikuar në ndodhjen e këtyre fakteve.”

Belinda Balluku me ish-drejtorin e rrugëve, Ervis Berberi

SPAK nënvizon gjithashtu se po hetohen veprimet e saj edhe “në një procedurë koncesioni”, duke lënë të kuptohet se dosja është ende në fazë zgjerimi.

Një tjetër element klasik, por i rëndësishëm, është rreziku i largimit nga vendi të Belinda Ballukut. “Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që dyshohet se ajo ka kryer” thuhet në dosje.

Në analizë penale, ky është argument standard, por në këtë rast lidhet me peshën e akuzave dhe me faktin se bëhet fjalë për një zyrtare të nivelit më të lartë shtetëror.

Vota e Partisë Socialiste si barrikadë e hetimit

Në këtë kontekst, me çdo deklaratë në mbrojtje të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama futet akoma më thellë në rolin e avokatit të një prej çështjeve më të mëdha të korrupsionit që është hetuar nga SPAK.

Faktet janë të shumta, shifrat marramendëse dhe dëmi ekonomik potencial është aq i madh, sa mbrojtja e Ballukut është mbrojtja e një modeli qeverisjeje të bazuar në vjedhjen e fondeve publike.

Rama duket i bllokuar mes dy fronteve, nga njëra anë SPAK dhe në anën tjetër presioni ndërkombëtar për ndëshkimin e korrupsionit. Por dosja rrezikon të mos ndalet te një emër i vetëm dhe tashmë përgjimet kanë nxjerrë edhe emrin e Edi Ramës. Prandaj në mesazhin e fundit për qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste në parlament, ai ishte i paqartë, sepse sa më fort e mbron Ballukun, aq më shumë provon se po mbron veten e tij./Lapsi.al

Etiketa: abuzimebelinda ballukuEdi Ramahetimeshkelje e barazise ne tenderaspaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
Para

Binaj takohet me Lapajn, mbështet protestat kundër Qeverisë: Duhet të ngrihemi së bashku

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom