Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj në kuadër të hetimeve penale.
Në nje reagim në rrjetet sociale Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama se po përgatitet t’i ofrojë mbrojtje politike Ballukut, duke e lidhur qëndrimin e tij me interes personal.
Reagimi I Berishës:
Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!














