Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga arrestimi i dy ushtarëve të Ervis Martinajt, Alket Xhixha, dhe Elvin Merlika të kapur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Ata janë gjetur në një vilë buzë lumit, brenda së cilës janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles. Ndërsa i arrestuari i dytë, Fred Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Pamjet nga arrestimi














