• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
në AKTUALITET

Në ditën e tretë të protestave për Zvërnecin janë intensifikuar përpjekjet për ta greqizuar zërin e qytetarëve që mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e paraqitur kundërshtimin ndaj projektit si shprehje të xhelozisë së Athinës për bumin turistik të Shqipërisë.

Mediat pranë qeverisë kanë shpërndarë njëra pas tjetrës foto dhe video të autobusëve që vijnë nga Greqia, duke lënë të kuptohet se protesta e Zvërnecit nuk buronte nga shqetësimet e banorëve, ambientalistëve apo aktivistëve vendas, por janë të nxitura nga interesa të huaja.

Pa paraqitur prova konkrete për organizim apo financim nga shteti grek, narrativa që po promovohet synon të zhvendosë vëmendjen nga pyetjet mbi çfarë përfitojnë qytetarët nga rezortet e mëdha të turizmit, ndikimi që ka në mjedis dhe procedurat ligjore të projektit, drejt një debati mbi patriotizmin dhe ndikimet e jashtme.

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër

Foto e krijuar me Inteligjencën Artificiale, e transmetuar si e vërtetë në mediat qeveritare

Skema tregon se argumentet e protestuesve po bëhen të vështira për t’u rrëzuar, ndaj po ngacmohen dyshimet për patriotizmin e tyre. Në vend që të debatohet mbi pretendimet për tjetërsimin e pronave, mbi hetimin e SPAK-ut apo mbi pasojat e mundshme për ekosistemin e Vjosë-Nartës, fokusi zhvendoset tek identiteti i pjesëmarrësve dhe tek origjina e tyre.

Por ndërsa në Tiranë protesta po tentohet të bëhet pis përmes komplotit të jashtëm kundër interesave të Shqipërisë, mediat e huaja e lidhin drejtpërdrejt çështjen me projektin turistik të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump.

Lexo edhe:

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

Në artikujt e publikuar nga Associated Press, Politico dhe Fox News, protesta e zhvilluar fundjavën e kaluar në Zvërnec paraqitet fillimisht si një përplasje mes aktivistëve mjedisorë dhe kompanive të sigurisë private në zonën ku pritet të ndërtohet resorti luksoz. Gazetarët e huaj i kushtojnë vëmendje pamjeve që tregojnë se si një protestues shihet duke u tërhequr zvarrë nga rojet private, si dhe vendimit të autoriteteve shqiptare për t’u hequr licencat dy kompanive të sigurisë pas incidentit.

Por përtej episodeve të protestës, ajo që bie në sy në raportimet ndërkombëtare është se projekti identifikohet vazhdimisht me emrin e Jared Kushner. Edhe pse investimi realizohet përmes kompanisë së vëllezërve AlKhayat nga Siria, në titujt dhe në përmbajtjen e artikujve resorti paraqitet si “projekti i Jared Kushner”, “resorti i lidhur me Jared Kushner” apo “investimi i dhëndrit të Donald Trump”.

Politico gjithashtu raporton shkruan se SPAK ka hapur një hetim lidhur me ndryshimet e statusit të mbrojtjes së zonës dhe me çështjet e pronësisë së tokave që i hapën rrugë zhvillimit turistik. Artikulli përmend se projekti përfshin ishullin e Sazanit dhe qindra hektarë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, ndërsa thekson se hetimi po zhvillohet në një kohë kur kundërshtitë nga organizatat mjedisore po shtohen.

Edhe Fox News, përcjell të njëjtat fakte duke e vënë theksin tek hetimi i SPAK-ut. Media amerikane e paraqet projektin si një investim luksoz të lidhur me Kushnerin dhe rikujton se zona është habitat i flamingove, fokave mesdhetare dhe breshkave të detit.

Associated Press, nga ana tjetër, fokusohet më shumë tek protesta dhe përplasjet në terren, por edhe kjo agjenci e prezanton projektin si një zhvillim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Kryeministri Edi Rama citohet duke mbrojtur publikisht projektin, duke deklaruar se ai është pjesë e përpjekjes për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik konkurrues në rajon. Në intervistat dhe deklaratat e cituara nga mediat e huaja, Rama ka këmbëngulur se projekti nuk cenon zonat e mbrojtura dhe se procedurat mjedisore ende nuk kanë përfunduar.

Ajo që bie në sy është se në perceptimin ndërkombëtar, debati raportohet rreth Jared Kushner, figurë me profil të lartë politik në administratën Trump dhe aktualisht i angazhuar në çështje të politikës së jashtme amerikane. Jo më kot, protesta në Zvërnec dhe hetimi i SPAK-ut kanë marrë një jehonë më të madhe sesa do të kishte zakonisht një konflikt lokal mbi pronat apo mjedisin./Lapsi.al

Etiketa: donald trumpekosistemin e Vjosë-Nartësgazetaret e huajspak

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
Para

Ç’ndodhi me dhomën që mbahej 15 vjet e kyçur?

TË GJITHA

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş