Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje.
Sipas Policisë, i riu me iniciale, S.K, i dënuar më parë për vjedhje, ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të vjedhur para nga një market dhe nga një lokal.
Gjithashtu sipas policisë, 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak.
“U vu në pranga shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market. Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht:
-vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market;
-vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.
Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.














