• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa licencë e me evazion fiskal, dentistja në Shijak vendos diagnoza alarmante për pacientët

22:48 : 05/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Urdhëri i Stomatologut, nuk të bën stomatolog.

Kjo zonjë, e cila pretendon se është dentiste profesioniste, quhet Genta Elezi Shaholli dhe ka një klinikë stomatologjike në qytetin e Shijakut.

Dhe me një fjali të vetme, sapo na vërtetoi se në qarkullim ka mjekë dhe klinika stomatologjike jashtë juridiksionit të Urdhrit të Stomatologut.

Në realitet, përpara se ta takonim, u interesuam te ky institucion që përfaqëson mjekët stomatologë nga i gjithë vendi, dhe përgjigja nuk linte vend për dyshime:

“Znj. Gentiana Elezi Shaholli nuk rezulton të jetë licensuar si stomatologe pranë Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë.” – thuhet në përgjigjen që na erdhi me shkrim.

Lexo edhe:

Tritol në banesën e vëllait të Julian Ballës në Shijak, pronari i “Ajman Park” pjesë e grupit të Çopjave

Fiket zjarri në Shijak, qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit

Pra, shkurt e qartë: një dentiste e paligjshme, pasojat e së cilës i ka vuajtur kjo 23-vjeçare nga Shijaku.

Një pafundësi problemesh që e kanë alarmuar të renë, e cila është bindur se duhet ndërhyrë urgjent për të sistemuar dhëmbët.

Diçka jo aq e zakonshme në klinikat dentare, por që për vajzën nuk ka krijuar ndonjë problem. Për më tepër që kishte referenca tepër të besueshme.

Dhe meqë në mes ishte mami, dentistja tregohet tepër bujare.

Një ofertë tunduese për një studente, e cila e sheh si një rast për të mos u humbur. Ndaj vajza bën pagesën dhe doktoresha nis punën.

Por me vendosjen e maskerinave, nisin edhe shqetësimet e para. Pacientes vazhdojnë t’i shtohen dyshimet ndaj profesionalizmit të kësaj zonje, e cila ka marrë atributet e stomatologes.

Pseudodentistja kërkon ta qetësojë pacienten dhe ta bindë se gjithçka do të rregullohet, por kjo e fundit duket e vendosur për t’u tërhequr nga ky eksperiment që po bëhej me gojën e saj.

Por edhe pas operacionit që supozohej të kishte bërë, zonja duket se nuk e prish aspak terezinë, pavarësisht se ditët kalojnë.

Këtu duhet të sqarojmë që vajza nuk po kërkon asgjë më shumë sesa lekët e saj. Asnjë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, edhe pse do të ishte gjëja më logjike. Ndaj dhe në këtë situatë, vajza i drejtohet policisë.

Në fakt, kjo metodë pune e ndjekur nga zonja Genta nuk është e panjohur, pasi në vitin 2023, në një lajm të publikuar, flitet për një rast mashtrimi i cili është hetuar nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimit dhe dënimit të dhënë nga Gjykata e Korçës.

Por me sa duket, nuk ishte e thënë që çdo gjë të ndalej dy vite të shkuara.

Sepse ushtrimi i profesionit të dentistes nga ky person i paautorizuar do të vazhdonte, madje duke shkaktuar probleme serioze te pacientët.

Për të kuptuar më mirë se si procedon kjo zonjë, vendosim të provojmë vetë, nëpërmjet një bashkëpunëtores tonë, e cila hiqet si paciente.

Duhet pranuar që zonja është tepër e komunikueshme dhe e kujdesshme me pacienten e re, të cilës, njëlloj si profesionistët e fushës, më parë i ka kërkuar të kryejë një grafi të dhëmbëve.

Por pasi i jep një diagnozë aspak normale, e cila na alarmoi edhe ne, vendosëm ta dërgojmë menjëherë aktoren tonë në dy klinika të specializuara në Tiranë.

Tani le të kthehemi edhe njëherë te pseudodentistja e Shijakut, e cila me sa duket jo vetëm bën një punë jashtë kapaciteteve të saj, por madje shpik anomali të dhëmbëve te pacientët.

Me 1000% siguri, ditën e premte nisemi sërish drejt Shijakut.

Ndërsa dentistja po shqyrton kërkesën e babait për t’i bërë vajzës 23-vjeçare dhëmbët sipas modelit të propozuar prej tij, në derë papritur shfaqet një mike e paftuar: denoncuesja jonë…

Në fakt, dhëmbët e mamit janë skandali më i vogël në këtë histori abuzimi, e cila nis nga mospasja e licencës dhe vijon me metodat aspak profesionale të kësaj zonje.

Ndaj vendosim ta takojmë vetë nga afër dentisten tonë.

Që në fillim ajo mohon të mos ketë licencë, edhe pse në të gjitha klinikat stomatologjike licenca, diplomat, NIPT-i janë të ekspozuara për pacientët – por jo në rastin e kësaj zonje.

Një individ, pavarësisht shkollimit që ka, nuk mund të ushtrojë funksionin e mjekut stomatolog nëse nuk ka licencë dhe nuk është anëtar i Urdhrit të Stomatologut.

Kjo është e vërteta, ndaj çdo diskutim tjetër nga kjo zonjë është tentativë për të shmangur përgjegjësitë.

Për më tepër që rastet me pacientë të pakënaqur janë të përsëritura.

Përtej paligjshmërisë në ushtrimin e profesionit, kjo zonjë kryen edhe evazion fiskal, pasi qoftë denoncueses, qoftë nënës së saj, nuk i ka dhënë asnjëherë një faturë të rregullt tatimore.

Pasi kemi mbyllur këtë diskutim me pseudodentisten, drejtohemi në Komisariatin e Policisë së Shijakut për të depozituar kallëzim ndaj kësaj shtetaseje.

Dhe reagimi i këtij institucioni ishte i menjëhershëm.

Paralel me këtë, vendosim në dijeni edhe institucionin përgjegjës ISHSH, ku nga kontrolli i tyre rezulton se Genta Elezi Shaholli nuk e disponon lejen e ushtrimit të profesionit.

Sakaq, në mungesë është konstatuar edhe akti i miratimit higjeno-sanitar, libreza shëndetësore, raporti mjeko-ligjor, raporti i analizës së ujit, certifikata e dezinfektimit dhe kontrata e menaxhimit për mbetjet spitalore.

Se çfarë ka pasur të rregullt në këtë klinikë, vetëm mendja e zonjës Genta mund ta dijë; sidoqoftë, rëndësi ka që institucionet reaguan menjëherë.

Në këto kushte, u vendos masa administrative “vendim i ndërmjetëm në marrjen e masës urgjente”, pezullim i aktivitetit për një afat 30-ditor, deri në pajisjen me dokumentacionin ligjor.

Etiketa: shijakUrdhëri i Stomatologut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tritol në banesën e vëllait të Julian Ballës në Shijak, pronari i “Ajman Park” pjesë e grupit të Çopjave

10:30 : 21/07/2026
AKTUALITET

Fiket zjarri në Shijak, qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit

18:31 : 06/07/2026
AKTUALITET

Trafik kilometrik në autostradën Durrës-Tiranë, shkak zjarri në Fushë-Shijak

17:31 : 06/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në Shijak, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi

16:04 : 06/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi mbulon autostradën Durrës–Tiranë

15:21 : 06/07/2026
AKTUALITET

Tentoi të vrasë një person në Shijak 3 vite më parë, arrestohet 41-vjeçari (Emri)

12:25 : 23/06/2026
Para

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

TË GJITHA

Turizmi fryn faturën e mbetjeve, Saranda dhe Himara përballen me kostot më të larta

13:14 : 24/07/2026

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026

Qytetarët kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin, Rama: Mosmirënjohës! Unë u bëra trotuare

12:41 : 24/07/2026

Rama pranon dështimin? “Bulevardi i Flamingove” më sfidoi! Protesta sinjal për mazhorancën

12:41 : 24/07/2026

‘Një aferë korruptive që ulëret’/ Bardhi për TEC-et lundurese: Të paprekshmit e SPAK quhen Rama dhe Balluku

12:28 : 24/07/2026

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

12:22 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom