Një zjarr ka përfshirë sipërfaqe me barishte në fshatin Koxhas të Fushë-Shijakut ku 5 mjete zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për objekte të rrezikuara, por ngjarja ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor në autostradën Durrës–Tiranë, duke krijuar radhë kilometrike. Flakët, të favorizuara nga era, kanë përhapur një sasi të madhe tymi, i cili ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë.
Për pasojë, segmenti i autostradës nga Vora në drejtim të Durrësit është bllokuar plotësisht, ndërsa është krijuar një radhë kilometrike automjetesh.














