• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuksiani i falsifikon firmën shokut, prokuroria kërkon burg, gjykata jep pafajësi

21:43 : 05/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19.

Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë banesës së familjes Lala dhe paraqet dy kontrata: një kontratë huaje dhe një deklaratë. Si në banesë, ashtu edhe në Polici, ku bëri kallëzim, z.Lala pretendoi se kjo ishte një formë gjobëvënie ndaj tij, nga miku Muhamet Sula dhe noteri në bashkëpunim, Ardian Elezi. Të dy u akuzuan për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.

Pasi nisin hetimet nga Prokuroria, bëhen disa veprime proceduriale hetimore, ndër të cilat edhe një akt-ekspertim i vitit 2019. Eksperti Vjolxhin Kuka bëri krahasime me modele të mëparshme shkrimi, si dhe shkrime të lira të z. Hidër Lala. Pasi kreu ekzaminime me të gjitha pajisjet e nevojshme që disponon Instituti i Policisë Shkencore, ai doli në përfundimin se dokumenti “Deklaratë” i vitit 2014, emri dhe mbiemri “Hidër Lala”, nuk duhet të jetë shkruar nga personi në fjalë, ndërsa sa i takon firmës, “nuk përjashtohet mundësia të jetë nënshkruar nga ai”.

Sipas Prokurorisë, ky ishte një vendim jo shterues, ndaj u kërkua një akt-ekspertim i dytë, përsëri nga Instituti i Policisë Shkencore, më 8 maj 2020. Dokumenti mban firmën e ekspertëve Durim Çako dhe Shefqet Xhemollari. Modelet e krahasimit ishin të njëjtat: emri, mbiemri dhe firma e z. Lala nga dokumentet e sipërpërmendura, si dhe shkrime të lira të tij. Edhe pajisjet e përdorura ishin të njëjtat. Dy ekspertët konkluduan se emri, mbiemri dhe firma nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga z. Lala.

Kaq i mjaftoi Prokurorisë për të marrë në pyetje z. Muhamet Sula dhe noterin Ardian Elezi si persona nën hetim. Të dy deklaruan se nuk kanë falsifikuar asnjë shkrim apo akt noterial dhe se gjithçka është zhvilluar në prezencë të palëve. Megjithatë Prokuroria nuk mendoi kështu. Duke marrë parasysh dy aktet e kryera, prokurorja Rita Gjati dërgoi për gjykim çështjen në Gjykatën e Kukësit, ku ndaj z. Sula rëndonte vepra penale “falsifikim dokumentesh”, ndërsa noterit Elezi iu shtua edhe vepra “shpërdorim detyre”.

Lexo edhe:

Foto-Emri/ Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës

Stuhia rrëzon shtyllat eletrike në Kukës, disa zona pa drita

Por organi i akuzës kërkoi edhe një akt të tretë ekspertimi. Në dokumentin me datë 6 nëntor 2020, ekspertëve të mëparshëm, Vjolxhin Kuka dhe Shefqet Xhemollari, u shtohet edhe eksperti Gani Jahelezi. Pas ekzaminimeve me të njëjtat aparate dhe metoda, ata konkluduan se emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga ai.

Çështja kalon për gjykim në themel. Dy nga ekspertët, duke qenë se kishin marrë pjesë në aktet e mëparshme gjatë fazës së hetimit, bënë që të pandehurit t’i kërkonin gjykatës kryerjen e një riekspertimi grafik me 3 ekspertë të tjerë, sërish nga Instituti i Policisë Shkencore. U zgjodhën Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika.

Me aktin e datës 25 tetor 2024, këta tre ekspertë rrëzuan punën e kolegëve të tyre të Institutit të Policisë Shkencore dhe hapën rrugën drejt pafajësisë së z. Sula dhe noterit Elezi. Ata konkluduan se emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala në dokumentin “Deklaratë” janë shkruar dhe nënshkruar nga vetë ai.

Në bazë të këtij akti të fundit, Gjykata vendosi t’u japë pafajësinë shtetasve Muhamet Sula dhe Ardian Elezi.

Pas kësaj vendimmarrjeje, djali i të ndjerit, Ardit Lala, kallëzoi për “ekspertim të rremë” tre ekspertët Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika në Prokurorinë e Kukësit. Por Prokuroria çmoi se çështja nuk duhej të kalonte në hetim. Një muaj më pas, më 16 qershor, Ardit Lala depozitoi ankim në Gjykatën e Kukësit kundër vendimit për “mosfillim të hetimeve”.
Paralelisht me procedurat ligjore, “Piranjat” vijuan punën për të zbardhur çështjen duke u përballur me ekspertët.

E para që foli për gazetarin Freard Rista ishte znj. Suela Pashaj, e cila deklaroi se çdokush mban përgjegjësi për veprimet e veta dhe se puna e tyre nuk bëhet vetëm me aparate të specializuara. Gjatë debatit, bashkëshorti i saj u tregua agresiv, duke tentuar t’i merrte mikrofonin gazetarit, ndërsa ajo vetë e kërcënoi gazetarin duke përmendur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Disa ditë më pas, tre ekspertët që kishin dhënë vendimin unanim, u panë ulur së bashku në një kafene. Në ballafaqimin me gazetarin, z. Elvis Mako u largua menjëherë, ndërsa z. Kristaq Gjika pretendoi se nuk ishte në dijeni të rastit dhe kërkoi informacion vetëm në rrugë zyrtare, një mënyrë e njohur tashmë për shmangien e debatit dhe të së vërtetës./Piranjat/

Etiketa: gjykatakukesMuhamet Sulaprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Foto-Emri/ Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës

12:43 : 22/07/2026
AKTUALITET

Stuhia rrëzon shtyllat eletrike në Kukës, disa zona pa drita

10:34 : 22/07/2026
AKTUALITET

E rëndë/ Efektivi i Policisë së Kosovës gjendet i pajetë në Kukës, dyshohet për vetëvrasje

10:24 : 22/07/2026
AKTUALITET

Stuhi me erë të fortë në Kukës/ Rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona pa energji

19:51 : 21/07/2026
AKTUALITET

Kultivonin kanabis në zona të thella të Kukësit, arrestohen dy persona

10:44 : 21/07/2026
AKTUALITET

Kukësi përfshihet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

19:08 : 16/07/2026
Para

Çështja Balluku, ambasadori i OSBE-së: Rasti i parë që dëgjoj, vendimi i takon drejtësisë

TË GJITHA

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

17:19 : 22/07/2026

DETAJE nga aksidenti te Unaza e Madhe, dyshohet për një viktimë dhe një të plagosur rëndë

17:00 : 22/07/2026

Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme/ Zbardhen vendimet e Qeverisë

16:49 : 22/07/2026

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

16:42 : 22/07/2026

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
FOTO: Benet Beci dhe Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së

Korrupsion dhe pastrim parash/ Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

16:27 : 22/07/2026

Zjarr në Lazarat, digjen sipërfaqe bari dhe shkurre

16:20 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet