Në pikën kufitare të Merdares, policia arrestoi një shtetas shqiptar, furgoni i të cilit mbante një flamur të kuq me shenjat e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (UÇK), njofton administrata lokale e policisë në Serbi.
Në njoftim, L. D. (33) dyshohet për shkaktim të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, shkruan N1.
Ai u ndalua deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurori, njoftoi Departamenti i Policisë në Prokuplje.
Deri më tani autoritet e Kosovës nuk kanë konfirmuar një rast të tillë.














