Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek ish-Sheshi Shqiponja në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:20, kur automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe. Për pasojë, viktima ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.














