Autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit, i linjës Astir-Qendër, ka përplasur në vajzë që i preu rrugën me biçikletë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor) pranë Pallatit me Shigjeta.
Në video shihet teksa autobusi e merr përpara të renë. Autobusi më pas është përplasur me një pemë, dhe ka marrë përpara edhe një makinë të parkuar duke e nxjerrë në trotuar.
Vajza është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.
Ndërkohë, shoferi i autobusit është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.














