Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri, mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen “Emiri Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit.
Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë brenda një makine tip “Range Rover”, pranë karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij.

Sipas dyshimeve paraprake biznesmeni është qëlluar pak momente pasi ka dalë nga ambjentet e karburantit. Ai është futur në makinën e tij tip “Range Rover” dhe persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Raportohet se autorët kanë qëlluar me armë tip pistoletë disa herë drejt mjetit, dhe dy prej plumbave e kanë goditur në kokë biznesmenin.

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Autorët u larguan drejt Librazhdit me një “Audi”
Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy autorë dhe pasi kanë qëlluar drejt Hykës janë larguar me një automjet tip Audi ngjyrë të zezë në drejtim të qytetit të Librazhdit.
Identiteti i tyre ende nuk dihet ndërsa janë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore të qytetit. Gjithashtu janë shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe disa persona.
Pronar i dy bizneseve dhe pjesëtar i një rrjeti droge/ Pistat kryesore të hetimit për vrasjen e Mond Hykës
Sipas burimeve, biznesmeni Hyka, njihej në qytet si pronar i 2 bizneseve, i karburantit Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja dhe i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.
Ka dyshime gjithashtu se Hyka është një person me precedentë të mëparshëm penal. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Më herët biznesmeni 43-vjeçar, dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një grupi kriminal që operonte jashtë Shqipërisë dhe këto janë janë pistat kryesore ku po heton policia.
Rrethanat dhe motivi i ngjarjes vijojnë të jenë mister, sakaq e gjithë zona është e survejuar nga kamerat dhe pritet sekuestrimi i këtyre të fundit për zbardhjen e dinamikës së krimit.
Vrasja e biznesmenit/ Të afërmit mbërrijnë në vendngjarje, shpërthejnë në lot
Familjarë të binesmenit Mond Hyka i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ka qënë e motra e 43-vjeçarit ajo e cila ka shpërthyer në lot në momentin që ka parë makinën me plumba brenda që cilës u qëllua Hyka.
“O shpirt i motrës, o zot”, dëgjohet të thotë e motra.
Vrasja në Elbasan/ Mond Hyka, shok i ngushtë i Kei Piut, i ka shpëtuar një atentati nga grupi i Talo Çelës
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit. Sipas gazetarit, Elton Qyno, Mond Hyka njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës.
Sipas gazetarit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.
Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.
Çfarë njoftoi Policia për ngjarjen?
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.














