Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk arriti të shkaktonte surprizën ndaj ish-kampionit të botës Anthony Joshua, duke u mposhtur me nokaut në raundin e dytë në duelin e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Megjithatë, përballja nisi në mënyrë spektakolare për Prengën.
Shqiptari tronditi Joshua-n që në sekondat e para të meçit, duke e rrëzuar dy herë në tapet gjatë raundit të parë dhe duke e vendosur britanikun në vështirësi të mëdha.
Për disa momente u duk se sensacioni ishte shumë pranë.
Joshua arriti të mbijetonte deri në fund të raundit të parë dhe në të dytin reagoi fuqishëm.
Me një seri goditjesh të forta e shtyu Prengën drejt litarëve dhe e rrëzoi, ndërsa arbitri ndërpreu duelin pasi boksieri shqiptar nuk ishte në gjendje të vazhdonte.














