• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
në RAJONI

Kur të dielën, më 2 nëntor, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit në Serbi u gjendën përballë njëri-tjetrit, në dhe rreth kampit të tendave, të quajtur në popull “Qaciland”, në qendër të Beogradit, kamerat e xhiruan në mesin e mbështetësve të Qeverisë një burrë, i cili u dërgoi kundërshtarëve mesazh të qartë duke e bërë me dorë gjestin e prerjes së fytit.

Mes mbështetësve të regjimit të mbledhur para Kuvendit serb ishte edhe Zllatko Novkoviq, një shtetas amerikan dhe rus me origjinë serbe. Me një gjest të dorës mbi qafë, ai u dërgoi një mesazh demonstruesve të mbledhur që protestonin kundër Qeverisë. 2 nëntor 2025.
Mes mbështetësve të regjimit të mbledhur para Kuvendit serb ishte edhe Zllatko Novkoviq, një shtetas amerikan dhe rus me origjinë serbe. Me një gjest të dorës mbi qafë, ai u dërgoi një mesazh demonstruesve të mbledhur që protestonin kundër Qeverisë. 2 nëntor 2025.

Duke përdorur mjete nga burime të hapura, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka gjetur se burri që kërcënoi me prerjen e qafës është Zllatko Novkoviq, shtetas amerikan me origjinë serbe, i cili ka edhe pasaportë ruse.

Fotografitë e pasaportave që zotëron ai i ka publikuar vetë në rrjetet sociale.

Katër pasaporta për të cilat Zllatko Novkoviq u mburr në mediat sociale në vitin 2021.
Katër pasaporta për të cilat Zllatko Novkoviq u mburr në mediat sociale në vitin 2021.

Në rrjete sociale u shpërndanë shpejt incizime arkivore nga koha e luftës në Bosnje, ku Novkoviq shfaqet mes pjesëtarëve të formacioneve paramilitare çetnike në Tërnovë dhe në Igman, afër Sarajevës.

Lexo edhe:

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

Në rrjetet sociale ai pretendon se ka qenë në Mariupol, qytetin ukrainas, i cili u shkatërrua nga forcat ruse në vitin e parë të pushtimit, dhe se ka vizituar formacionet ruse në Donbas e Sevastopol.

Zllatko Novkoviq fotografohet me tre gishta të ngritur para ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ruse në qytetin Mauripol në Ukrainë. (Postim në Instagram nga viti 2022)
Zllatko Novkoviq fotografohet me tre gishta të ngritur para ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ruse në qytetin Mauripol në Ukrainë. (Postim në Instagram nga viti 2022)

Ai është xhiruar pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, pikërisht në ditën kur Dijana Hërka, nëna e një prej viktimave të aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, nisi grevën e urisë.

Hërka, e cila iu bashkua protestave masive që po vazhdojnë në Serbi qysh prej nëntorit 2024, dhe përmes së cilave kërkohet përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë, kërkon gjithashtu lirimin e të gjithë të ndaluarve në demonstrata.

Asaj nuk iu lejua të protestonte para Kuvendit. Policia dhe grupet proqeveritare, të cilat disa muaj më parë e mbyllën këtë pjesë të Beogradit dhe ngritën kampin me tenda, e penguan atë.

Dita e parë e protestës së saj u zhvillua në atmosferë tensioni. Mes dy palëve fluturonin shishe, pjesë të gardhit metalik dhe mjete piroteknike, ndërsa nga “Qacilandi” dëgjoheshin këngë nacionaliste. Në atë anë ndodhej edhe Novkoviqi.

Partia Përparimtare Serbe, parti në pushtet, nuk është deklaruar lidhur me veprimet e Zllatko Novkoviqit.

Kush është Zllatko Novkoviq?

Zllatko Novkoviq, 62 vjeç, i njohur edhe me nofkën Zak Novak, ka lindur në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2021, ai njoftoi në rrjetet sociale se kishte marrë pasaportë ruse dhe, sipas profilit të tij në Facebook, më 23 prill 2015, është zhvendosur në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës.

Zllatko Novkoviq tregon në Facebook se e ka marrë pasaportën ruse në qershor 2021.
Zllatko Novkoviq tregon në Facebook se e ka marrë pasaportën ruse në qershor 2021.

Në prill të vitit 2014, separatistët prorusë, me mbështetjen e Rusisë, pushtuan ndërtesat qeveritare në disa qytete të Donjeckut dhe shpallën të ashtuquajturën Republika Popullore e Donjeckut (DNR).

Nga fotografitë që ai publikon në rrjetet sociale, të cilat REL-i i ka verifikuar gjeografikisht, mund të vihet në përfundim se ato janë bërë në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Një nga fotografitë që Novkoviq ndau me ndjekësit e tij në Instagram, shtator 2021.
Një nga fotografitë që Novkoviq ndau me ndjekësit e tij në Instagram, shtator 2021.

Në rrjetet sociale ai deklaron se është pjesë e të ashtuquajturit Batalioni Humanitar “Novorosija”.

Moska e përdor termin “Novorosija” për zonat e pushtuara në lindje dhe jug të Ukrainës.

Novkoviq shpesh fotografohet me simbolet e kësaj zone dhe në disa intervista për media që promovojnë pushtimin rus ka thënë se “rusët e kanë pritur me zemër të hapur”, edhe pse është shtetas amerikan.

Ai thotë se në Donbas punon si gazetar, por edhe se është rezervist i ushtrisë ruse.

Në rrjetin rus VKontakte, ai prezantohet si vullnetar serb nga SHBA-ja “që dikur ka luftuar kundër shqiptarëve dhe kroatëve, e tani kundër ukrainasve”.

REL-i nuk ka të dhëna që konfirmojnë pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë apo Kroaci, përveç asaj në Bosnje.

Postimi i Zllatko Novkoviqit në VK, shtator 2018 - një kolazh fotosh nga fusha e betejës në Bosnje, si dhe një fotografi me Alexei Milchakovin, udhëheqësin e njësisë paraushtarake ruse, Rusich.
Postimi i Zllatko Novkoviqit në VK, shtator 2018 – një kolazh fotosh nga fusha e betejës në Bosnje, si dhe një fotografi me Alexei Milchakovin, udhëheqësin e njësisë paraushtarake ruse, Rusich.

Në krye të profilit të tij në VK ndodhet një kolazh fotografish nga luftimet në Bosnje, si dhe një fotografi me Alexei Milchakovin, udhëheqësin e njësisë paramilitare ruse Rusich, e lidhur me grupin mercenar Wagner.

Milchakovi është i dyshuar për krime lufte dhe që nga viti 2022 është nën sanksione të BE-së, SHBA-së, Britanisë, Kanadasë dhe vendeve të tjera.

Milchakovi propagandon ideologji ekstremiste nacionaliste, ndërsa njësia e tij është e njohur për dokumentimin e torturave dhe vrasjes së të burgosurve.

Nuk dihet cilat janë lidhjet konkrete të Novkoviqit me këtë njësi dhe nëse ai vetë ka marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime në Ukrainë.

Fotografitë tregojnë vizita në zonat e luftës, por nuk ka dëshmi që ai ka marrë pjesë aktive në betejë.

Zllatko Novkoviq në shoqërinë e Dejan Beriqit, njërit prej rekrutuesve më të famshëm të mercenarëve nga Ballkani për fushën e betejës në Ukrainë. Postim në Instagram, dhjetor 2021.
Zllatko Novkoviq në shoqërinë e Dejan Beriqit, njërit prej rekrutuesve më të famshëm të mercenarëve nga Ballkani për fushën e betejës në Ukrainë. Postim në Instagram, dhjetor 2021.

Ai ka fotografi edhe me Dejan Beriqin, për të cilin REL-i më herët ka raportuar se luftonte për separatistët prorusë në Donjeck dhe konsiderohet si një nga rekrutuesit kryesorë të luftëtarëve nga Ballkani.

Sipas publikimeve të tij, Novkoviq në Ukrainë ka dhënë mësim në gjuhën angleze në kampin Luçistin në Krime.

Sipas raportit të Almende, një organizatë ukrainase për të drejtat e njeriut, ky kamp përshkruhet si vend ku zhvillohen aktivitete “ushtarako-patriotike” dhe “riedukuese” të orientuara në ndryshimin e identitetit kombëtar të fëmijëve dhe integrimin e tyre në sistemin e vlerave ruse.

Fotot e këtij kampi të publikuara nga ai datojnë nga vitet 2018 dhe 2019.

Pjesëmarrja në luftën në Bosnje

Gjatë viteve ’90 ai ishte vullnetar në formacionet paramilitare që vepronin në Sarajevë.

Në profilin e tij në Instagram gjendet një fotografi e një mirënjohjeje të ashtuquajturës Brigada Çetnike e Sarajevës së Re nga viti 1993, ku thuhet se ai ka marrë pjesë disa muaj në luftimet pranë Sarajevës, i cili në atë kohë ishte nën rrethim nga forcat serbe, dhe se për këtë arsye i është dhënë grada e kapitenit çetnik.

Dokument si provë e pjesëmarrjes së Zllatko Novkoviqit në luftën në Bosnje. Viti i lëshimit në titullin e dokumentit është 1993. Organizata që e lëshon atë është Lëvizja e Re Çetnike. Dokumenti u postua në Instagram në dhjetor 2021.
Dokument si provë e pjesëmarrjes së Zllatko Novkoviqit në luftën në Bosnje. Viti i lëshimit në titullin e dokumentit është 1993. Organizata që e lëshon atë është Lëvizja e Re Çetnike. Dokumenti u postua në Instagram në dhjetor 2021.

Dokumentin e ka firmosur Sllavko Alleksiq, komandant paramilitar dhe figurë e njohur e radikalëve serbë në atë periudhë.

Sipas publikimeve të tij, Novkoviq pretendon se ka qenë truproja e Alleksiqit.

Analiza e profileve të tij tregon se nga viti 2023 ai ndodhet në Beograd.

Në muajt e fundit ai është aktiv në tubimet e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), partisë së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Edhe gjatë qëndrimit në Rusi ai shpërndante video të takimeve të SNS-së para zgjedhjeve të vitit 2022 dhe disa herë ka marrë pjesë në fushatat zgjedhore të Vladimir Putinit.

Fotografi nga fronti në Bosnje, në shoqërinë e Sllavko Aleksiqit (Postim në Instagram nga viti 2022).
Fotografi nga fronti në Bosnje, në shoqërinë e Sllavko Aleksiqit (Postim në Instagram nga viti 2022).

Mbështetja për Vuçiqin dhe roli në “Qaciland”

“Ju duam dhe ju mbështesim, president Vuçiq! Vdekje tradhtarëve, plehrave nazistë të opozitës!” shkroi ai në Instagram në gusht të këtij viti, duke bashkëngjitur një fotografi nga kampi në Parkun e Pionierëve.

Kampi i improvizuar me tenda, i quajtur në publik “Qaciland”, ndodhet në Parkun e Pionierëve në qendër të Beogradit, midis selisë së institucioneve shtetërore, dhe u ngrit në fillim të marsit 2025.

Grupi joformal i ashtuquajtur Studentët 2.0 e vendosi kampin me kërkesën për t’i dhënë fund bllokadës studentore të fakulteteve, dhe normalizimit të mësimit. Edhe pse bllokada përfundoi, kampi mbeti dhe u zgjerua edhe përreth Kuvendit.

Postim në Instagram nga Zllatko Novkoviq rreth mbështetjes për partinë në pushtet dhe presidentin e Serbisë. Gusht 2025.
Postim në Instagram nga Zllatko Novkoviq rreth mbështetjes për partinë në pushtet dhe presidentin e Serbisë. Gusht 2025.

Sipas raportimeve të REL-it, kampin gjatë tetë muajve të fundit e kanë mbështetur ish-pjesëtarë të njësive speciale të përfshira në vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq, udhëheqës të organizatave proruse dhe ekstremiste, si dhe persona të dënuar për krime të rënda.

Në një nga deklaratat e tij të fundit, presidenti Vuçiq e quajti “Qacilandin” si “simbol të ekzistencës së Serbisë, simbol të lirisë dhe të rezistencës”.

Qytetarëve prej muajsh u është pamundësuar kalimi nëpër atë zonë, ndërsa raportimet e mediave tregojnë se personat në kamp shpesh kanë penguar dhe sulmuar ekipet e gazetarëve në kryerjen e punës së tyre./REL

Etiketa: protesteSerbiVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

13:58 : 07/11/2025
AKTUALITET

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

20:44 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit

15:34 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Ka vetëm dy gjini”, protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore

10:12 : 06/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
Para

Mbyllja e qeverisë amerikane rrezikon ndërprerje globale të fluturimeve

TË GJITHA

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025

U kapën me kokainë dhe fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

17:10 : 07/11/2025

Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët bredhin e Vitit të Ri

17:02 : 07/11/2025

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025

Stuhi shiu dhe borë në fundjavë, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

16:39 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com