Deputeti demokrat, Edi Paloka ka ironizuar anulimin e pjesëmarrjes së Ramës në “Samitin e Zgjerimit të BE-së” që pritet të mbahet këtë të martë në Bruksel.
Në një reagim në rrjete sociale, Paloka pyet me ironi se çfarë ka ndodhur me kryeministrin, nisur nga fakti se deri më tani ende nuk dihen arsyet përse kreu i qeverisë nuk u nis drejt Brukselit.
Paloka ngre pretendime se qeveria ka qënë në mbledhje deri në 4 të mëngjesit, nisur nga zhvillimet më të fundit lidhur me Veliajn, megjithatë kjo sipas tij nuk e ndalon Ramën të shkojë drejt Brukselit pasi ky i fundit ka charter dhe avionë privatë.
“Atëherë çfarë ndodhi “o mret”?!,- shkruan Paloka në fb.
Reagimi i Palokës














