• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”.

Duke folur jashtë ambienteve të SPAK, ish-kryeministri ka akuzuar gjyqtaren Irena Gjoka, për qëndrim të paligjshëm në detyrë dhe për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Sipas tij, Gjoka ka fshehur një vendim penal të formës së prerë dhe nuk ka pasur të drejtë të ushtrojë funksionin e magjistratit.

Në deklaratën e tij publike, Berisha tha se ka depozituar një kërkesë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për konstatimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares, duke u bazuar në nenin 6/1 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 96/2016 për statusin e magjistratëve.

“Kemi bërë kërkesë për mbarimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka, por ajo qëndron në detyrë në shkelje të ligjit e Kushtetutës,” deklaroi Berisha.

Lexo edhe:

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

Ai akuzoi Gjokën se ka qenë e dënuar në Greqi dhe nuk e ka deklaruar këtë fakt, siç kërkohet nga ligji për dekriminalizimin dhe ligji për strukturat e posaçme. Sipas tij, refuzimi për të deklaruar dënimet përbën shkak për shkarkim të menjëhershëm.

Berisha shtoi se Irena Gjoka po mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.

Pjesë nga deklarata:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot unë kam këtë deklaratë para jush, me të cilën faktohet se narkoshteti është shteti i Irenës me 5 mbiemra, i Troplinit dhe Troplinëve të tjerë.

Ndaj dhe ju lutem, sipas dëshirës, të ndiqni këtë deklaratë sot.

Pra, ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Ne kemi bërë kërkesë pranë KLGJ-së për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës pasi kur ka marrë mandatin nuk ka pasur kriteret e përcaktuara në ligj për të qenë gjykatëse pasi kishte një vendim penal që kishte marrë formë të prerë.

Konkretisht, Kushtetuta në nenin 6/1, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.

Ndalohet, thotë neni, zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozita të tjera.

Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin publik të funksionarit publik, sipas kushteve të miratuara me ligj, të miratuara me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Ky pra është përcaktimi i Kushtetutës, ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96 i vitit 2016, parashikon në nenin 28/D për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetase që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, në rastin konkret pra, Irena Gjoka.

Po ky ligj parashikon në nenin 66/3, detyrimin e çdo magjistrati për të njoftuar KLGJ-në menjëherë për ekzistencën e një kushti që çon në mandatin e mandatit.

Po ky ligj parashikon se gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ishte gjykatëse Irena Gjoka, do vazhodnin të qëndronin në pozicionin e tyre me përjashtim të rastit kur kishte shkaqe përmbarimin e statusit të magjistratit.

A e kuptoni pra miqtë e mi se kjo delinkuente që fshihet nga Altin Troplini, nga prokurori i përgjithshëm, nga kryeinspektori i përgjithshëm që thotë se nuk na kanë njoftuar, por duket se punonjësit e tij ia kanë fshehur dokumentet, pra kjo qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar ligjet me tre të pestat, që i diktojnë asaj largimin e menjëhershëm.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, të miratuar me tre të pestat, fshehja, refuzimi për të deklaruar dënimet qoftë edhe jo të formës së prerë- Irena me 5 mbiemra e ka të formës së prerë- shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit dhe Irena Gjoka nuk ka deklaruar një gjykim, një dënim dhe dy dëbime, por mbrohet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga një bashkëpunëtor krimi që quhet Altin Troplini.

Etiketa: Irena GjokaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
Para

Zjarri në Maliq/ Fqinja rrëfen tmerrin: Vajza ishte nxirë dhe po i binin flokët! Djali vdiq në koridor

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş