• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
në KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Atentati vrastar ndaj gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, është ngjarja e parë e këtij lloji në Shqipëri. Pas vrasjes, për herë të parë Këshilli i Lartë Gjyqësor guxoi të dalë kundër qeverisë, duke publikuar komunikimin zyrtar injorues me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur numrin e efektivëve në gjykata.

Për herë të parë, gjyqtarët kanë vendosur të mblidhen në një takim jo-kushtetues, por tejet thelbësor. Tema e takimit të parashikuar për këtë të Enjte, të paktën sipas asaj që është bërë publike deri më tani, është shqetësimi për sigurinë e integritetit fizik të gjyqtarëve dhe godinave.

Siguria është një element shumë thelbësor në aktivitetin institucional të gjyqësorit. Por, është tërësisht banale nëse gjyqtarët, si edhe prokurorët, do të mblidhen për të diskutuar vetëm për këtë aspekt.

Ngjarja tragjike ka një shkak dhe një pasojë. Gjyqtarët duket se do të diskutojnë për pasojën, pa shqyrtuar shkakun.

Lexo edhe:

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

Gjyqtari Astrit Kalaja nuk u vra thjesht dhe vetëm për shkaqe të sigurisë. Ai është viktimë e vetë sistemit. Atentatori Elvis Shkambi nuk kishte asgjë personale me gjyqtarin, nuk e kishte hasëm. Shkambi 30-vjeçar pa tek Kalaja dështimin e sistemit. Ai shfry mllefin e tij për ecejaket 20-vjeçare në gjykata, pa e llogaritur fare se cili ishte gjyqtari që u shndërrua në objektin e instiktit të tij vrasës. Astrit Kalaja kishte fatin e keq që u gjend përballë shkodranit Elvis.

Vrasja e gjyqtarit Italian, Xhovani Falkone në Itali, në vitin 1992, shkaktoi një revolucion të vërtetë. Opinioni publik u revoltua dhe nuk pranoi më të jetonte nën diktaktin e mafias, duke kërkuar forcimin e shtetit. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk ka shumë ngjashmëri me Falkonen, pasi kanë pasur profile të ndryshme, histori të ndryshme e vijnë nga vende të ndryshme.

Megjithatë, vrasja e gjyqtarit shqiptar mund të shërbejë për një moment reflektimi të vetë gjyqtarëve, të kolegëve të tij, të cilët sot gjenden në frikën dhe pasigurinë e atyre që gjenden përballë.

Gjyqtarët, në përpjekjen e tyre të parë për t’u mbledhur “jashtë radhe”, kanë rastin që të tregojnë veten se janë pushtet real.

Një mbledhje e tillë gjyqtarësh do të ishte një shpenzim i tepërt dhe i kotë energjish, nëse në thelbin e tyre do të jetë “qarravitja” për të shtuar një polic tek dera.

Gjyqtarët kanë shansin për të analizuar mes tyre se përse opinioni publik është i mllefosur me ta. Duhet të diskutojnë për të gjetur zgjidhje mbi proceset gjyqësore zgjasin me vite të tëra, duke tejkaluar një brez shoqëror. Duhet të kuptojnë se lartësia e karriges së tyre gjyqësore nuk mund të jetë një piedestal që i vendos ata më lart se sa qytetarët që paraqiten para tyre.

Gjykata duhet të jetë njerëzore-kjo ishte thelbi i Reformës në Drejtësi-një gjykatë e qytetarëve, për qytetarët.

Sot, sistemi i drejtësisë është në pikën e tij më të ulët. Gjykata janë përgjysmuar falë “Vetingut” kaotik, ndërkohë që koha e proceseve gjyqësore është shumëfishuar. Në Gjykatën e Apelit janë 29 gjyqtarë, nga 78 që ka organika. Në gjykatën e Tiranës, punojnë 55, nga 80 gjyqtarë. Në total, nga 417 gjyqtarë në total, janë efektivisht në detyrë vetëm 265 të tillë.

Gjyqtarët e dinë shumë mirë këtë gjë. E konstatojnë në lëkurën e tyre çdo ditë. Por, janë përshtatur me këtë situatë, nuk kanë guxuar të ngrenë asnjëherë zërin për gjenden e tyre institucionale.

Ata janë komportuar me gjendjen skandaloze të drejtësisë, me arsyen e vetme dhe tërësisht banale, që të mos përplasen me politikën, me qeverinë.

Një gjyqtar nuk ngre zërin për zvarritjet në sallat e gjyqeve, pasi druhet se i heqin bashkëshorten nga puna. Një tjetër ndihet rehat me qeverinë, se i ka punësuar të vëllain si elektriçist në OSHEE. Disa kënaqen me “zarfet” miqësore vetëm e vetëm për të afruar një datë gjyqi.

Shumë gjyqtarë ia njohin si “nderin e jetës” atyre fijeve qeveritare, që i ndihmuan të kalojnë Vetingun. Një armatë tjetër gjyqtarësh të rinj, të katapultuar në sistemin e drejtësisë nga drejtoritë qeveritare, as nuk guxojnë të kritikojnë shkaktarët e vërtetë të kaosit të krijuar nga Reforma në Drejtësi.

Këto ditë, këta gjyqtarë e kuptuan se janë tërësisht vulnerabël, përballë një 30-vjeçari (dhe çdo të singjashmi të tij), i cili, me një armë në dorë, vrau gjyqtarin e Apelit në sallën e gjyqit.

Sot, gjyqtarët kërkojnë më shumë siguri në godinat e punës. Një kërkesë shumë e drejtë, por aspak e mjaftueshme.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe kushdo tjetër figurë përfaqësuese e sistemit të drejtësisë, duhet të rrijë në dyert e Parlamentit e qeverisë. Nuk duhet të shkulen, derisa Reforma në Drejtësi të bëhet siç ishte idea fillestare-për qytetarët.

Gjyqtarët duhet të marrin në dorë Reformën në Drejtësi. Vetëm në këtë mënyrë, kujtimi, revolta dhe solidariteti për gjyqtarin Astrit Kalaja mund të shndërrohet në një premisë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë.

Por, a do të guxojë pushteti gjyqësor të tregojë se është vërtetë PUSHTET apo gjithçka do të limitohet tek lutja për një polic më shumë tek dera?

 

 

 

Etiketa: Astrit KalajaElvis ShkambGjyqtaretpolicia e shtetitShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

13:20 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i Avokatisë në Korçë: Drejtësia e vonuar ka krijuar mosbesim tek qytetarët

12:15 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
Para

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

TË GJITHA

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Rezart Veleshnja mbështet Binajn për kryebashkiak

16:25 : 08/10/2025

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com