• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në nëntor të vitit 2024, SPAK-u goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, e cila pothuajse i ka dhënë fund pas dy dekadash sundimit të oganizatës kriminale-mafioze Çapja. “Truri financiar” i organizatës është konsideruar 52-vjeçari Bujar allias Marsel Shega, i cili u arrestua në Itali.

I akuzuar nga SPAK për trafik droge dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Shega u ekstradua nga Italia në Shqipëri në prill të këtij viti.

Marsel Shega ka qenë administrator dhe bashkëpronar i kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”, të cilat kanë marrë miliona tendera për pastrimin e qyteteve, sidomos nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Dy kompanitë po verifikohen edhe për pastrimin e parave të trafikut të kokainës.

 

Lexo edhe:

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

Vetëm gjatë pesë vitet e fundit, në llogaritë e kompanisë Viola Green kanë kaluar rreth 9 milionë euro për shërbimin publik të pastrimit, shërbim i cili në fakt ka qenë më shumë fiktiv, pasi plehërat janë djegur në fushë të hapur apo janë hedhur në lumenj, veprimtari për të cilën kompania është gjobitur.

Pas goditjes së Bujar Shegës nga SPAK-u, kompania e tij nuk rezulton të ketë marrë tendera të rinj, por vijon të marrë qindra mijëra euro para publike, në zbatim të kontratave të firmosura para goditjes dhe ekspozimit të aktivitetit të tij kriminal.

Njësitë vendore që vijojnë të kalojnë paratë publike në llogarinë e kompanisë Viola Green të Bujar Shegës, teksa ky i fundit ndodhet në burg, janë ndërmarrje të Bashkisë Elbasan me kryebashkiak Gledian Llatja, Bashkia Kuçovë me në krye Kreshnik Hajdarin, i dënuar me 9 muaj burg nga GJKKO, Bashkia Peqin me në krye Bukurosh Maçi, Bashkia Rrogozhinë me në krye Edison Memolla dhe Bashkia Cërrik e drejtuar nga Andis Salla deri në shtator 2025, kur Edi Rama e propozoi ministër Drejtësie.

Kontratat për shërbimin e pastrimit me kompaninë Viola Green dyshohet se janë firmosur nën ndikimin e organizatës kriminale ku bën pjesë bashkëaksioneri i kompanisë Bujar Shega. Në dosjen e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës në Elbasan, referuar bisedave të lira mes anëtarëve, del qartë se si kryebashkiakët dhe drejtorët e qarkut, madje edhe disa deputetë, janë thjeshtë administratorë apo ushtarë të vendosur nga grupi kriminal që sundon Elbasanin.

Ndërkaq, sipas një raporti sekret të shërbimeve informative, që besohet se është ndarë me Ambasadën Amerikane dhe SPAK, ‘xholi’ i organizatës kriminale për ‘tharjen e fondeve publike’ në Elbasan është biznesmeni Eral Myftaraj, i cili shërben në të njëjtë kohë edhe si bankomant i Bledi Çuçit.

Me qëllim për t’i shpëtuar SPAK-ut si anëtar i organizatës kriminale me funksion përvetësimin e parave publike përmes procedurave korruptive tenderuese, qarkullimit dhe pastrimit të parave, Myftaraj, për kryerjen e aktivitetit kriminal, përdor shtetasit Erind Bengu, Arbër Zaimi, Erald Çeku, të birin Mateo Myftaraj dhe Nexhmije Çela për ‘kopsitjen’ e bilanceve false.

Paratë qarkullohen përmes kompanive METEO, AL-MEXWOOD, ALMEX GREENWOOD dhe HXH. Vetëm përmes kompanisë së ndërtimit Meteo dhe kompanisë së shfarosjes së pyjeve, AL-MEXWOOD, Eral Myftaraj ka marrë rreth 60 milionë euro tendera publikë.

Komunikimet në Sky Ecc nxjerrin zbuluar Erla Myftarajn dhe Luan Tabakun

Në dosjen e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës në Elbasan del qartë se drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan Luan Tabaku është ushtar i Suel Çelës. Ky i fundit jo vetëm që e urdhëron, por e merr drejtorin edhe pas në makinë si të ishte ndonjë çerr, duke i dhënë porosi.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Xhino Roka teksa bisedon me Klaus Matishin i thotë ndër të tjera se po fliste me Lanin (Luanin). Gjatë bisedës Xhino ruan një konsideratë të thellë për Luanin, për seriozitetin që ai paraqet në punë. “Zjarr është. Është për mashallah, u rri punëve te koka. Shyqyr që e kemi zemra, duhet te ai vendi ai. Përfaqësues me kollare…. Ne e sistemuam në punë dhe ai po na ndihmon tani“.

Në një tjetër bisedë që i përket muajit gusht të vitit 2020, Suel Çela del vetë në komunikimet e Sky Ecc teksa flet me një nga anëtarët e grupit të tij kriminal, i identifikuar si Klaus Matishi, të cilit i tregon jo vetëm që është takuar me Luanin, por edhe se si e mban të fshehur pas në makinë që të mos e shikojnë të tjerët. Ajo që vihet re në këtë bisedë është se Suel Çela, e trajton pa ndonjë shenjë respekti të veçantë përfaqësuesin e tij me kollare në krye të institucionit ku e ka vendosur, të cilin diku në bisedë e cilëson edhe si bythëgrisur që hapet bythësh dhe që duhet mbajtur në kontroll.

Në një nga bisedat që Suel Çela bën me Klaus Matishin, ai i tregon këtij se ishte në kafe me Luanin, të cilit i kishte bërë llafe se përse nuk e kishte pyetur për lokalin. ‘Luanin e kam futur dhe po merret me gjëra të mëdha, duhet ta ruajmë shumë tani. Po mundohem ta mbaj në shina, po vjen dy herë në javë këtu me makina të ndryshme, ulet mbrapa që të mos e shohin. Mundohu të flasësh në telefon me të sa më pak’. Bisedat tregojnë qartë se drejtori Luan Tabaku është një argat i Suel Çelës.

Po kujt ia ka dhënë tenderat e ujësjellësit Luan Tabaku?

Rreth 10 milionë euro tendera ka marrë Eral Myftaraj nga drejtori i Ujësjellësit Luan Tabaku.

Në 27 janar 2025, Eral Myftaraj, përmes kompanisë së tij AL-MEXWOOD shpk, ka marrë tenderin e radhës nga Ujësjellësi i Elbasanit me vlerë 2.5 milionë euro, për rikonstruksionin e ujësjellësit të fshatrave Trash,Karthnek, Njësia Administrative Sheze, Bashkia Peqin.

Tenderi është firmosur nga Luan Tabaku. Në tender ka marrë pjesë vetëm Eral Myftaraj. Oferta fituese është sa fondi limit. Kriteret janë përcaktuar sipas kompanisë së Myftarajt. Besohet se gjysma e fondit ndahet mes palëve.

Në korrik 2023, Luan Tabaku ka firmosur një tender 7 milionë euro për Eral Myftarajn për rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të zonave informale: Harmës; pjesërisht Krastë e Vogël, pjesërisht Lagjja: Dyli Haxhire” dhe, pjesërisht Lagjja: Katund i Ri.

Për këtë tender, për të cilin dyshohet se Suel Çela ka urdhëruar që t’a fitojë Eral Myftaraj, është bërë një luftë e egër. Luan Tabaku ka rrezikuar jo pak. Ai ka skualifikuar çdo kompani tjetër, për t’i dhënë tenderin Eral Myftaraj, si gjithmonë me ofertë fituese sa fondi limit. Myftaraj e ka marrë tenderin përmes kompanisë tjetër Meteo shpk.

Tenderat janë dhënë me paracaktim. Oferta fituese është sa fondi limit. Më pas është proceduar me mashtrim gjatë zbatimit të kontratave, duke certifikuar volume fiktive pune, duke ndarë paratë publike sipas roleve. Faktet dhe rrethanat tregojnë se Eral Myftaraj përdoret si çantë herë nga politikanë të korruptuar dhe herë nga krimi për të marrë paratë publike nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht nga xhepi i shqiptarëve./Prapaskena.com

Etiketa: Andis SallaBujar ShegaBukurosh MaçiEdison MemollaEral MyftarajGledian LlatjaKreshnik HajdarispaktenderaViola Green“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025
AKTUALITET

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

11:03 : 03/10/2025
AKTUALITET

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

10:41 : 03/10/2025
Para

E rëndë në Korçë! 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

TË GJITHA

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Thyejnë kamerat në dhomën e shoqërimit

17:17 : 04/10/2025

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com