• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH

Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH

Për të dytën herë brenda katër muajsh, Gjykata e Lartë vendosi t’i thotë “jo” një kërkese për liri të Erion Veliajt.

Një Kolegj Penal refuzoi rekursin e bërë prej tij, duke lënë kështu në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun e Tiranës, masë që e vuan prej shkurtit të këtij viti. Në Gjykatën e Lartë, ish-zyrtari i lartë i marrë i pandehur nga SPAK për 5 vepra penale, kërkonte zëvendësimin e masës së arrestit me atë të “garancisë pasurore”. Kërkesën për ta nxjerrë nga burgu, ish-kryebashkiaku e depozitoi javën e parë të shtatorit, por pak ditë më parë, përmes avokatëve, ai dorëzoi një material shtesë, ku përditësonte gjyqtarët e lartë me zhvillimet në Bashkinë e Tiranës.

Përmes një memoje, duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave, Veliaj i bënte me dije Gjykatës së Lartë se ishte shkarkuar si kryebashkiak. Ai kërkonte që ky fakt të merrej në konsideratë, pasi si i tillë, nuk mund të ndikonte mbi asnjë lloj prove dhe nuk mund të sillte asnjë pengesë për SPAK.

Mes arsyeve përse duhet të lirohej, në memo përmendej se mirëqenia emocionale e të birit të tij të mitur ishte përkeqësuar në muajt e mungesës së tij në shtëpi, se bashkëshortes i ishte bllokuar pasaporta, duke mos pasur kështu asnjë rrezik potencial largimi dhe se pasuritë e tyre, apo të pretenduara si të zotëruara prej tyre, ishin të sekuestruara.

Por, të gjithë pretendimet e ngritura duket se nuk bindën për të kundërtën Kolegjin Penal. Dosja penale ndaj Erion Veliajt dhe 29 të bashkëpandehurve të tij ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme. Në këtë dosje, ish-kryebashkiaku akuzohet për “korrupsion” në 9 episode, “pastrim të parave”, “shpërdorim të detyrës”, “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” dhe “futje të sendeve të ndaluara në burg” në dy raste./A2 CNN

Lexo edhe:

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Veliaj dërgon çështjen në Kushtetuese

Etiketa: Erion VeliajGjykata e larteliriminshkarkimiVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025
AKTUALITET

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Veliaj dërgon çështjen në Kushtetuese

16:01 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shembjet te “5 Maji”/ GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

12:17 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Dekretimi i datës së zgjedhjeve, nul”/ Bylykbashi: Presidenti shkeli Kushtetutën

11:40 : 02/10/2025
Para

FOTO/ Loredana shikon filxhanin e kafesë në ChatGPT, merr përgjigjen e papritur

TË GJITHA

“Kalë i ngordhur”/ Shkullaku: Begaj thjesht firmos, zgjedhjet i cakton Rama

21:56 : 02/10/2025

Zgjedhjet/ Lapaj refuzon negociata me PD: Nuk po procedohet si duhet, kandidati të jetë i pavarur

21:46 : 02/10/2025

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

21:44 : 02/10/2025

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025

EMRI/ Identifikohet viktima, ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru

21:24 : 02/10/2025

Ironia e Ramës me Trump, Lubonja: Macron nuk e ‘ushqeu’, mund të ketë pasoja politike

21:21 : 02/10/2025

Rama vazhdon fushatën, mbledh strukturat e Tiranës

21:10 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com