Një 43-vjeçar me precedent të mëparshëm penal, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e dy automjeteve, me qëllim shitjen e tyre.
Elton Tafa, 43 vjeç, u arrestua si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit të një shtetaseje për vjedhjen e automjetit që kishte në përdorim, më datë 28 shtator 2025.
Në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, Policia arriti të lokalizojë dhe të sekuestronte në Durrës një nga automjetet e vjedhura, i cili dyshohet se ishte transportuar atje nga autori për ta shitur.
Nga hetimet paraprake rezulton se 43-vjeçari Elton Tafa, ka vjedhur edhe një automjet tjetër në muajin korrik, për të cilin vijojnë përpjekjet për ta gjetur dhe sekuestruar. Policia po punon gjithashtu për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga i arrestuari.