Një aksident masiv automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet nga fotoja e mësipërme, pranë automjeteve të aksidentuara shfaqet edhe ambulanca, ç’ka hedh dyshime për të plagosur nga ky aksident.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.