• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

11:42 : 20/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Simon Lopez Ortega – Caras&Caretas

Një nga klanet shqiptare më me ndikim në trafikun në shkallë të gjerë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës u rrëzua muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë prej anëtarëve kryesorë të tij mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Republikës Dominikane.

Goditja kryesore u bë në gusht, në Shqipëri, mbi bazën e një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kërkoi nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë të lëshonte 16 urdhër-arreste. Nga kontrolle të ndryshme në Elbasan (qendra e operacioneve të organizatës) dhe qytete të tjera shqiptare u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit, mes tyre një nga drejtuesit, Ervis Çela dhe vëllai i tij, Ardian Çela.

Ndërkohë që drejtuesi kryesor i organizatës, Franc Çopja, ishte arrestuar në vitin 2023 në Dubai (nga ku kishte vepruar vitet e fundit) dhe më pas ishte ekstraduar në Belgjikë, ku ndodhet i burgosur për vrasje dhe vepra të tjera penale.

I fundit që ra në pranga, më 3 shtator në Punta Cana (Republika Dominikane), ishte Soni Pepa, një shqiptar 40-vjeçar (pothuajse të gjithë janë në këtë grupmoshë). Ai kishte luajtur një rol kyç në organizimin e transportit të mbi njëmbëdhjetë tonëve kokainë, që mbërritën në Antuerp gjatë javës së parë të nëntorit 2020. Pepa u ekstradua me shpejtësi në Shqipëri, i akuzuar — si edhe anëtarët e tjerë — për disa vepra të trafikut të drogës, organizatë kriminale të strukturuar, si dhe pastrim parash të përfituara nga një vepër penale ose aktivitet kriminal.

Lexo edhe:

Ra në humnerë? Kushëriri: Mirel Çokajn e kanë vrarë, kishte mbjellë drogë me disa ortakë

EMRI-VIDEO/ Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

Lidhjet në Paraguaj: ish-menaxheri sportiv i Olimpia-s dhe klani Marset-Insfrán

Rënia e këtyre shqiptarëve nxori në pah një nga strukturat kriminale më të fuqishme të Europës të dedikuara për trafikun ndërkombëtar të kokainës, si dhe lidhjet e tyre në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Bolivi dhe Paraguaj. Sipas prokurorëve që po e hetojnë çështjen, klani Çopja-Çela ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet europiane, pasi ata kontrollonin zinxhirin e trafikut nga fillimi deri në fund.

Ngarkesat gjigante të kokainës bliheshin drejtpërdrejt nga prodhuesit bolivianë nga Ervis Çela, i cili jetonte bashkë me vëllanë e tij, Ardianin, në Paraguaj për të mbikëqyrur magazinimin dhe përgatitjen e dërgesave që shkonin për në Europë. Në kontinentin e vjetër, grupi siguronte nxjerrjen e ngarkesës dhe shpërndarjen në porte, si dhe pastrimin e parave në Shqipëri, Bolivi dhe Paraguaj.

Kokaina fshihej në mënyrë të sofistikuar në eksportime legale të kutive të sapunit dhe materialeve të ndërtimit. Kryesisht, banda e maskonte në kanoçe boje të markës FOX, duke përdorur shenja të veçanta për blerësin: “Puma” ose “Sytë e vetëtimës”.

Ngarkesat transportoheshin nga porti lumor i Villetës (Asunción), e më pas me rrugë detare nga portet atlantike drejt porteve të mëdha europiane, si Antuerp (Belgjikë), Roterdam (Holandë) dhe Hamburg (Gjermani), dhe në masë më të vogël drejt porteve të Valencias dhe Algeciras (Spanjë).

Në dosjen 282-faqëshe të hetimit të SPAK-ut del emri i biznesmenit paraguaian Diego Benítez, si njeriu kryesor i besuar i shqiptarëve në atë vend për organizimin e dërgesave të kokainës drejt Europës, ndërsa njëkohësisht pastronte para të përfituara nga fitimet e paligjshme përmes disa prej kompanive të tij.

Benítez, ish-menaxher sportiv i klubit të futbollit Olimpia — aktualisht i arratisur nga drejtësia paraguaiane dhe i vendosur në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) — përdorte kompaninë e tij Tupa SA për të dërguar kokainë në portet europiane, të fshehur në kanaçe boje FOX, në bashkëpunim me Miguel Ángel Servín Palacios, i njohur si “Miguel Celular”, gjithashtu i lidhur me strukturën e narkotrafikut të drejtuar nga Marset dhe Miguel Ángel “Tío Rico” Insfrán.

Dyshohet se klani Marset-Insfrán i lehtësonte grupit shqiptar blerjen e kokainës boliviane me çmime të ulëta, ishin ortakë në dërgesa me ngarkesa të mëdha dhe merrnin pagesa për shërbimet e transportit të drogës nga Bolivia në Paraguaj.

Në fakt, sipas SPAK, vetë drejtuesi Çopja takohej me Marsetin dhe klanin e tij në pronën “23 de abril” në San Roque González, departamenti Paraguarí (Paraguaj).

Dy ngarkesa të mëdha dhe 600 kilogramët që “humbën” në Roterdam

Hetimi arriti të identifikojë se dy ngarkesa të mëdha kokainë u transportuan nga grupi nga Amerika e Jugut drejt Europës mes nëntorit 2020 dhe shkurtit 2021. SPAK zbuloi se organizata trafikoi 28 ton kokainë vetëm në dy episode, nga të cilat 17 ton u sekuestruan.

Në shtator 2020, klani shqiptar, në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi dërgimin e 11,6 tonëve kokainë, të fshehura në kuti sapuni dhe kanoçe boje të markës FOX, në dy kontejnerë që u nisën nga porti i Villetës dhe mbërritën me sukses në portin e Antuerpit më 4 nëntor 2020. Sipas aktakuzës kundër “Tío Rico” Insfrán, në kuadër të mega-procesit A Ultranza Py në drejtësinë paraguaiane, nga bisedat e përgjuara në platformën e mesazheve Sky ECC, rezulton një bisedë e 5 nëntorit 2020, ku Marset i komunikon Insfrán-it: “Singapori e kurorëzoi (term i përdorur në zhargonin e narkotrafikut për të konfirmuar mbërritjen e drogës në destinacion) dy raundet që kemi gjëra me të”. Singapori ishte nofka e përfaqësuesit të klanit shqiptar në biznes.

Megjithatë, disa ditë më vonë ata do të merrnin vesh se 600 kilogramë kokainë nga kjo ngarkesë ishin vjedhur gjatë një ndalese të mëparshme të anijes në portin e Roterdamit. Lënda narkotike u gjet nga policia në një apartament të atij qyteti dhe u arrestuan dy shqiptarë. Gjithashtu, u sekuestruan 2 milionë euro.

Më 9 nëntor 2020, Marset komunikoi sërish me Insfrán-in për ta pyetur rreth një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte kryer partneri i tij. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të koordinuar lëvizjen e kokainës nga Bolivia drejt Chaco-s paraguaiane (ku operonte një pjesë e organizatës) dhe më pas drejt zonave të tjera të vendit, ku droga grumbullohej për t’u eksportuar.

“Mendoj se do t’i zbresim të gjitha ato që janë lart, ndoshta këto ditë do të vijë edhe më shumë, nëse ke mundësi për t’i zbritur… le t’i zbresim të gjitha,” i sugjeronte Marset.

“2010, 472, 1260. Kaq kemi vëlla. Po ti more 550 për biznesin tënd të fushës? 3222 gjithsej pra,” llogariste Marset për sasinë e kilogramëve të kokainës të grumbulluar.

Më pas, Marset i dërgoi Insfrán-it një “screenshot” të një bisede që kishte pasur me dikë dhe e informoi: “Humbi 600 në Roterdam”.

Marset ndaj Insfrán: “I njeh ato kanoçet?”

Ngarkesa tjetër që bën pjesë në hetimin e SPAK-ut — dhe që përfshin sërish Benítez-in si përgjegjës të kompanisë eksportuese — u nis nga Paraguaji (po ashtu nga Villeta) në dhjetor 2020 me 16,4 ton kokainë të maskuar në kanoçe boje FOX dhe në shurup për kollë. Paketat ishin të stampuara me logot “Sy të kuq me rreze”, “Puma” dhe “Simboli i pafundësisë” (ky i fundit i lidhur me ngarkesa të gjetura në Uruguaj në ato vite dhe në vitin 2019 në sekuestrimin e 4,5 tonëve kokainë në Hamburg, rast ku u akuzua vetëm Martín Mutio).

Të 16,4 tonët e kokainës u sekuestruan në Hamburg më 12 shkurt 2021 dhe përfaqësoi një rekord të ri, jo vetëm në Gjermani (duke kaluar rastin e mëparshëm që kishte ardhur nga porti i Montevideos, sipas prokurores Mónica Ferrero), por është edhe kapja më e madhe e kokainës në historinë e Europës.

Lidhur me këtë super-sekuestrim, më 24 shkurt 2021, Marset i dërgon Insfrán-it një publikim gazetaresk mbi arrestimin e një burri 28-vjeçar të përfshirë me ngarkesën e kokainës së sekuestruar, me imazhe të kanoçeve të bojës së markës FOX.

“I njeh ato kanoçet?” – e pyet uruguaiani nënkryetarin e tij.

Më pas e paralajmëron: “Do rrimë urtë për pak, vëlla.”

“Të presim të vijë ajo e Barba-s (një tjetër ndërmjetës i organizatave të mëdha europiane) dhe pastaj kthehemi prapë me të”.

“Të tjerat i lëmë qetë, për momentin është shumë nxehtë,” e vë në dijeni.

“Po flas me njerëzit me të cilët çuam 5 ton, vëlla, që na paguajnë 25. Je dakord? Po të vazhdonte hyrja e mallit, do të ishte në 23, 22,” shtoi Marset, duke iu referuar çmimit në euro për kilogram kokainë që shitej te grupi i përfaqësuar nga “Barba”. Ky i fundit, sipas një bisede të përgjuar mes Tío Rico-s dhe Rodrigo Montalva-s (të dy të arrestuar dhe të burgosur), i kishte besuar klanit Marset-Insfrán një biznes për transportimin e 360 tonëve kokainë në vit.

Aleancat e narkotrafikut dhe agjencitë që shënjestrojnë Uruguajin

Ndërkohë, në Paraguaj, edhe pse operacioni A Ultranza Py arriti të arrestojë dhe dënojë pjesën më të madhe të strukturës të lidhur me Insfrán dhe disa anëtarë të klanit Marset, autoritetet rajonale vlerësojnë se organizata e uruguaianit mbetet aktive, pavarësisht pengesave, duke mbajtur linja furnizimi me Bolivinë, disa aeroplanë të gatshëm, një skuadër pilotësh (njëri prej tyre ra disa ditë më parë në veri të Paraguajit) dhe mbrojtjen territoriale të grupit kriminal brazilian shumë të fuqishëm, Primer Comando de la Capital (PCC), protagonist i aleancave kryesore të narkotrafikut ndërkombëtar — nga të cilat ka përfituar biznesi i Marset dhe banda të tjera lokale — me ‘Ndranghetan italiane dhe mafiet e tjera europiane si Mocro Maffia dhe Kompania Bello, emri i përdorur për një grup prej 14 klanesh shqiptare mes të cilave ishte Çopja-Çela.

Prania e PCC-së dhe e ‘Ndranghetas në Uruguaj është dokumentuar mjaft që nga dekada e kaluar, sidomos përmes hetimeve të huaja, por jo aq e klaneve ballkanike. Flamuri i parë i kuq që autoritetet uruguaiane vunë re mbi mafiet e Ballkanit që vepronin në Uruguaj ishte në 2009 me Operativo Guerrero de los Balcanes, i cili mundësoi sekuestrimin e mbi 2 tonëve kokainë dhe rrëzimin e grupit të fuqishëm të serbit Darko Saric. Ngarkesat e fundit të mëdha të gjetura në Uruguaj, të cilat do të dërgoheshin në Europë me metodën “drop off” (transportuar me varka dhe ngarkuar në anije në det të hapur), besohet se kanë pasur pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe anëtarëve të PCC-së, sipas hetimeve të fundit të përbashkëta mes agjencive kryesore antidrogë europiane.

Në këtë kuadër, Policia uruguaiane u paralajmërua në 2024 nga Ministria e Brendshme e Holandës për të përmirësuar koordinimin mbi kontejnerët detarë që kalojnë nga porti i Montevideos dhe përfundojnë në portin e Roterdamit, me interes të veçantë nga holandezët për trafikun e ngarkesave që zbresin pa kontroll nga hidrovia Paraná-Paraguay.

Informacion i zbuluar në korrik nga Europol, si pjesë e një operacioni të madh kundër anëtarëve të ‘Ndranghetas, përfshin mes vendeve edhe Uruguajin, duke konfirmuar lidhje me mafien kalabreze dhe me organizata kriminale nga vendet e Ballkanit, kryesisht trafikantë origjinë shqiptare. Operacioni policor kundër ‘Ndranghetas përmend se anëtarët shqiptarë të rrjetit koordinonin nxjerrjen e ngarkesave të kokainës në disa porte të Spanjës dhe Holandës për t’i dërguar më pas në tregun italian.

Sipas një raporti të Europol 2023, ‘Ndrangheta kanalizon fitimet e saj të paligjshme në Uruguaj (mes vendeve të tjera) përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, fusha, restorante, hotele, lavanderi makinash, supermarkete dhe aktivitete të tjera, kështu që Uruguaji mbetet nën vëzhgimin e agjencive ndërkombëtare, jo vetëm për rolin e tij në grumbullimin dhe dërgimin e kokainës në Europë, ku po rritet gjithnjë e më shumë prezenca e PCC-së dhe e klaneve shqiptare (të cilët u zgjeruan të lidhur me mafien kalabreze), por edhe për rolin e tij historik në skemat e mëdha të pastrimit të parave të narkotrafikut.

Burimi: Caras&Caretas

Etiketa: drogeElvis ÇelaErvis ÇelaFranc ÇopjakartelikokaineParaguaitransport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra në humnerë? Kushëriri: Mirel Çokajn e kanë vrarë, kishte mbjellë drogë me disa ortakë

10:36 : 20/09/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

09:39 : 20/09/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë

09:02 : 20/09/2025
BOTA

Aksion në det të hapur/ SHBA sekuestron 34 ton kokainë, 59 në pranga

18:42 : 19/09/2025
AKTUALITET

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025
BOTA

Itali/ 34-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë të fshehur në pako çamçakëzi

15:43 : 18/09/2025
Para

127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja

TË GJITHA

Rikthehet kërcënimi i ISIS në Europë! Vritet militanti që po planifikonte sulme

15:58 : 20/09/2025

Tronditje në politikën gjermane! AfD kalon CDU/CSU për herë të parë në një sondazh kombëtar

15:48 : 20/09/2025

Mbi 1000 emigrantë të paligjshëm kalojnë kanalin anglez brenda ditës

15:37 : 20/09/2025

Perimet po hidhen në kanal/ Fermerët: Qytetarët frikë nga helmet, lekët e AZHBR-së shkuan në kioska

15:31 : 20/09/2025

“Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi

15:24 : 20/09/2025

Erion Veliajn e shkarkojnë edhe nga posti i kryetarit të Shoqatës së Bashkive, e zëvendëson Sako

15:13 : 20/09/2025

Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, ja tre sektorët kryesorë në rënie

15:02 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com