• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Guvernatori: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

20:56 : 14/09/2025
në BOTA
Tyler Robinson

Tyler Robinson

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk “nuk po bashkëpunon” me autoritetet dhe nuk ka pranuar se është ai që ka qëlluar. Kështu ka deklaruar guvernatori i shtetit të Utah, Spencer Cox, për mediat amerikane.

Tyler Robinson, 22 vjeç, u arrestua rreth 33 orë pas vrasjes së Charlie Kirk, një aktivist i njohur republikan, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën ndërsa po mbante një fjalim pranë një grupi të madh studentësh.

Duke folur për ABC News, guvernatori republikan tha se njerëzit përreth Robinson kanë bashkëpunuar me hetimet. Cox u shfaq në disa media amerikane të dielën në mëngjes, ku përsëriti gjithashtu shqetësimet e tij për ndikimin e rrjeteve sociale pas vrasjes së Kirk.

Guvernatori u pyet edhe për një raport të New York Times, i cili pretendon se Robinson kishte komunikuar me persona të tjerë pas të shtënave përmes platformës Discord, duke përfshirë edhe pretendime se ai kishte bërë shaka se ishte autori i sulmit.

Cox tha për ABC: “Gjithçka që mund të konfirmojmë është se ato biseda vërtet ndodhën, por ata nuk e besuan që ishte ai. Ishte thjesht një shaka, derisa ai ua pranoi se ishte vërtet ai.” Robinson u arrestua të enjten në mbrëmje pasi u dorëzua vetë në polici.

Lexo edhe:

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Kirk po mbante një fjalim në një aktivitet të hapur në Utah Valley University, i organizuar nga organizata Turning Point USA, të cilën ai e kishte bashkëthemeluar. Aktiviteti ishte pjesë e një turi fjalimesh që ai po mbante në universitete të ndryshme në SHBA.

Guvernatori Cox i kishte thënë më parë gazetës Wall Street Journal se Robinson, me origjinë nga Utah, ishte “thellësisht i indoktrinuar me ideologji të majtë”.

Kur u pyet për këtë deklaratë në emisionin “State of the Union” në CNN, ai u përgjigj se ky kishte qenë informacion i dhënë nga miqtë dhe familjarët e të dyshuarit.

“Ka shumë gjëra që po mësojmë dhe që do të mësojmë. Kur të ngrihen akuzat zyrtare, do të ketë shumë më tepër prova dhe informacion.”

Cox shtoi se ndër personat që po bashkëpunojnë me hetuesit është shoku i dhomës së Robinson-it, i cili sipas ishte edhe partneri i tij. Ai sqaroi se partneri nuk kishte dijeni për të shtënat dhe ka qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues” me hetuesit.

Guvernatori gjithashtu konfirmoi se partneri është “në proces tranzicioni nga mashkull në femër”, por shtoi se autoritetet ende nuk e dinë nëse kjo ka lidhje me rastin.

Një dokument zyrtar nga shteti i Utah konfirmon se Robinson është arrestuar nën dyshimet për vrasje të rënduar, përdorim të paligjshëm të armës, dhe pengim të drejtësisë. Ai aktualisht po mbahet në burgun e Qarkut të Utah pa të drejtë lirimi me kusht.

“Po intervistojmë çdo person që e njeh atë dhe po përpiqemi të mësojmë më shumë rreth motivit të mundshëm,” tha guvernatori Cox.

Ceremonia përkujtimore për Kirk do të mbahet më 21 shtator në stadiumin State Farm në Arizona, ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Bashkëshortja e tij, Erika, të shtunën mbajti një fjalim emocional ku falënderoi shërbimet e urgjencës dhe premtoi se “zëri i bashkëshortit të saj do të mbetet i gjallë”.

Etiketa: Charlie KirkSHBATrumpTyler Robinsonvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Para

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora "i prish festën" Teutës

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom